TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Qershor 2026, 13:59

Miratimi i amnistisë penale, Berisha zbulon arsyen pse PD nuk e votoi 

Shkruar nga Pamfleti
Miratimi i amnistisë penale, Berisha zbulon arsyen pse PD nuk e votoi 
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpjeguar arsyet pse grupi demokrat vendosi të mos marrë pjesë në votimin për amnistinë penale. Gjatë një deklarate për mediat, ai tha se vendimi lidhet me mënyrën se si qeveria ka vepruar në rastet e mëparshme dhe me përmbajtjen e projektligjit të propozuar.

Berisha u shpreh se PD nuk mbështet kthimin e amnistisë në një praktikë të përvitshme dhe ngriti pretendime se amendamentet e propozuara synonin të ndikonin në procese gjyqësore në zhvillim. Ai shtoi gjithashtu se ekspertët e opozitës kanë konstatuar probleme në mënyrën e hartimit të ligjit.

“Nuk jemi kurrë dakord me një proces të përvitshëm. Ata sollën amendamentin, me të cilin donin të ndërprisnin proceset gjyqësore, gjë që kishte të qartë Ballukun. Ne atë nuk e pranojmë kurrë. Specialistët tanë konstatuan që ligji që kanë hartuar i detyron shumicën e atyre që gjoja përfitojnë të kalojnë nga Gjykata e Apelit, kjo për qëllime shumë të mbrapshta, e shndërron në një proces gjobash universale. Kjo ishte arsyeja, ne kemi votuar njëherë me ta; ata, në pabesi, morën dhe futën njerëz të dënuar për korrupsion dhe ndaj ne vendosëm të mos votojmë. Edi Rama ka votuar në favor të krimit. Ta heqim drejtësinë fare, ta mbajmë me këshilla popullore. Po ky nuk është shtet”, tha Berisha. 

miratimi i amnistise penale sali berisha

Lini një Përgjigje