TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Qershor 2026, 12:07

Ndërpritet për herë të dytë seanca në Kuvend, Peleshi- demokratëve: Mos ma drejto mua gishtin, s’merret fjala me dhunë

Shkruar nga Pamfleti
Ndërpritet për herë të dytë seanca në Kuvend,
Ndërpritet për herë të dytë seanca pas tensioneve në Kuvend

Pas pushimit të dhënë për shkak të tensioneve në sallë, debatet vijuan sërish në Kuvend, ku deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren.

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërpreu punimet për 15 minuta dhe u kërkoi deputetëve të respektojnë rregulloren.

Ai theksoi se foltorja nuk mund të bllokohet dhe se fjala nuk merret me forcë, duke u bërë thirrje deputetëve të ulen në vendet e tyre për të vijuar procedurat parlamentare.

Peleshi kujtoi se më herët kishte dhënë një pushim të shkurtër për të ulur tensionet, ndërsa kërkoi që seanca të zhvillohet sipas rregullave të Kuvendit.

“Mos e prishni seancën, të vijojmë procedurën. Nuk e shpërndani ju fjalën. Në zbatim të rregullores së pari duhet të uleni dhe foltorja nuk bllokohet.Nuk merret fjala me dhunë. Ju dhashë 5 minuta pushim për qetësim, për meditim. Mos më tregua mua me gisht”, u shpreh Peleshi.

Në rend dite është parashikuar mbajtja e katër interpelancave, të cilat do fokusohen te procesi i integrimit evropian, sektori i shëndetësisë, amnistia penale dhe një sërë projektligjesh që prekin transportin, energjinë dhe sigurimet shoqërore. Krahas tyre, Kuvendi pritet të shqyrtojë dhe të votojë shtatë projektvendime të tjera që lidhen me çështje të ndryshme institucionale.

Por që në fillim debatet mes palëve kanë pasur si kryefjalë Zvërnecin.

peleshi- demokratëve

Lini një Përgjigje