TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Korrik 2026, 13:37

"Do u mbahen nga rroga", Berisha: 4 milionë euro për koncertin e Kanye West nga fondi i emergjencave për të shpëtuar Ramën

Shkruar nga Pamfleti
"Do u mbahen nga rroga", Berisha: 4 milionë euro për
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi lidhur me koncertin që pritet të zhvillojë Kanye West në Tiranë më 11 korrik, për të cilin do të shpenzohen 4 milionë euro nga fondi i emergjencave.

Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi përdorimin e këtyre fondeve si një akt të papërgjegjshëm, duke argumentuar se ato duhet të shërbejnë vetëm për përballimin e emergjencave kombëtare, si zjarret apo fatkeqësi të tjera natyrore.

Kreu i demokratëve pretendoi gjithashtu se qeveria po përpiqet të përdorë këtë aktivitet për të zbutur pakënaqësinë ndaj saj. Ai shtoi se ministritë, institucionet dhe shkollat po hartojnë lista me punonjës dhe nxënës që do të marrin pjesë në koncert, ndërsa pretendoi se kostoja e biletave do t’u mbahet punonjësve nga paga.

“Dy fjalë për 4 milionë eurot të marra nga fondet e emergjencës të një vendi me potenciale të mëdha zjarri, për një këngëtar, përbën në mënyrë absolute një nga aktet më të rënda, të papërgjegjshme. Fondi i tillë përdoret vetëm për emergjenca kombëtare. Rama ka shkrirë fondin rezervë në llogari personale. Me 10 dhe 11 maj të 2025 ai i dha Giro D’italia gjithë fondin. Në këto momente të urrejtjes kombëtare ndaj tij, të zemërimit ndaj tij ai përpiqet që të sfumojë sentimentetet armiqësore me koncertin e një këngëtari të njohur. Ai ka problematikat e tij. Skam gjë kundër koncertit të tij, por nuk pranoj kurrë që të paguhet me taksat e shqiptarëve. Por ai është i aftë që të marrë çdo vendim për të shpëtuar lëkurën e tij. Çdo ministri, shkollat kanë bërë listat për të ftuar punonjësit dhe nxënësit në koncert, pasi biletat nuk janë shitur. Do të jenë dhe disa milionë të tjera, pasi punonjësve do u mbahet në rroga ato bileta. Edi Rama beson se duke u përfaqësuar me Kanye West do të mundet të qetësojë urrejtjen e përgjithshme që buron nga shpirti i shqiptarëve.”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje