Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital. Një vorbull më e madhe sesa përmasat e vendit tonë
Kryeministri Edi Rama e konsideroi incidentin e ndodhur mes rojeve private dhe një qytetari, që u tërhoq zvarrë nga të parët, si nisjen e një lufte globale online. Rama tha se bota nuk u zgjua nga Narta, as nga meraku për flamingot, por për shkak të emrit të Jared Kushner, për të sulmuar Presidentin Donald Trump.
Kështu i ka komentuar Kryeministri Edi Rama protestat në Tiranë, ku prej 20 ditësh kërkohet dorëheqja e tij si kreu i qeverisë. Por Rama tha se ata që protestojnë do të dështojnë njëlloj sikundër dështoi në 2017-ën Lulzim Basha me çadrën e tij, që në atë kohë e vendosi në bulevard, dhe kërkonte largimin e Kryeministrit.
Rama tha se Bota nuk u zgjua as për Nartën, as për mbrojtjen e shpendëve, por nga armiqtë e Donald Trump.
"Degradimi i dhunshëm i një sherri vulgar mes rojeve të sigurisë private dhe një protestuesi u bë zanafilla e një lufte globale online, ku nuk mbeti llogore pa shkrehur municionet përkatëse. Po të ishte për botën e Nartës, ajo mund të ishte kthyer qetësisht edhe 10 vite më parë, kur flamingot nuk shtegtonin më drejt lagunës së saj, sepse i priste plumbi i gjuetarëve të dehur me dy këmbë.
Bota nuk u zgjua prej fatit të Nartës, por prej emrit të Kushnerit dhe hijes së vjehrrit të tij, të cilin e urrejnë për vdekje të gjitha armatat online. Dhe si në një film, bulevardi përputhi atë arenë të frikshme me krejt armatën e urrejtësve shqiptarë, online dhe offline. Jo kundër Trumpit, por ndaj meje dhe ndaj jush. i gënjeu mendja se çadra globale e kësaj proteste do të bënte mrekullinë që nuk e bëri dot çadra lokale e protestës së Lulit tim dhe kështu do të laheshin dy hesape të vjetra. Bota e madhe do ta turpëronte Trumpin në betejën e Nartës", tha Rama.
Në vijim ai theksoi se një projekt zhvillimi në Shqipëri u bë pjesë e një lufte ideologjike, i një lufte antikapitaliste dhe antitrumpiste.
Sipas tij, kjo është një histori paralajmëruese, jo për mandatin tim dhe mandatin e kësaj shumice qeverisëse, por për historinë e algoritmeve dhe për atë që do të vijë më pas.
“Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital. Një vorbull më e madhe sesa përmasat e vendit tonë. Kjo vorbull përfshiu të reja, të rinj, patriot dixhitalë, komedianë të kthyer në kandidatë, delirantë me qeleshe, njerëz nga të gjitha kontinentet, media sociale dhe tradicionale nga të gjitha kontinentet, parti politike në Europë dhe në SHBA, aktorë të biznesit të turizmit në rajon dhe aktorë shtetërorë malinj ndaj Shqipërisë.
Natyrisht edhe karavidhet opozitare të vendit tonë. Befas Zvërneci u bë kërthiza e botës, ku po vendosej fati i ngrohjes globale. Bulevardi i Tiranës u bë sheshi ku qindra mijëra njerëz, sipas vetë Sanders, iu turrën oligarkisë botërore. Bota shqiptare u njehsua me histerinë e kanaleve sociale, duke bashkuar në një armatë të vetme çlirimtare zogjtë më elegantë të botës, Flamingot, me fundin e kazanit dixhital”, tha Rama.
Zvernecin mund ta vidhte kushdo dhe duhej protestuar sepse do te behej prone jo më e popullit shqiptar. S'ka te bej as me Trump dhe as me njeri tjeter matrapaz.
Je i modh, vazhdo. Kush do te zevendesoje ai me jelek leshil?? Me megafon?? Sa me shume bertasin ne bulevard aq me shume dallohet diferenca. Rama mos ik.
Jo. Protestat nuk kane lidhje me Trump. Projektet mund te vazhdojne edhe pas kesaj qeverie, vetem rregullat duhet te ndryshojne. Jo shitje toke shqiptare askujt.As ai qe e ka te tijen jo shitje jashte shqiperise. Shfrytezim te perkohshem me perfitime te dyanshme te shkruara e bardha ne te zeze ne kontrate po.
Ja dinakeria sllavomongole e Rames.Tenton te fshihet pas Trump-it. Por, shqiptaret e dijne mire dhe i kane vuajtur nen lekure padrejtesit dhe krimet e Salehut e Ramutit, padrejtesit e salehv e ramutve tash e mbi 35 vite. Jo or ujk i dashur, Trump ka ardh vone..., asnje faj nuk ka.
Gafen e pare e bere nga budallalleku edhe pse ta kerkoi zorro, por kjo e dyta dhe qe po vazhdon ta besh do te beje politikisht ate qe nuk e ke mendu ndonjehere. Tani dy gjera ka, ose je komplet ose nuk mbush vertete.... Por mesa duket borxhin dhe hallin e ke aq te madh saqe nuk do te te pije uje asgje
Ky Babloku ka rrjedh fare…. !!!?? Mire neve shqiptareve na din per budallenj por i ben edhe ata qe e kan sjelle ne pushtet ata te sorrosit per budallenj. I thone nje fjale te vjeter polullore “ kur kercet nga huri ne hu nje hu thyhet e te hyn ne mendere” kshuqe nga huri i sorrosit te kercesh te huri u trampit daku tregon se ose ke shum i zgjuar ose he budalla.
moster bythlepirse....shume po i lepihesh TRAMPIT por spo ta varrin....dhe shume njerez i ke futur ti te BEJNE GJOJA SE PROTESTOJNE....qe te bjere ne sy BYTHLEPIRJA YTE....QE JA UNE DAL KUNDRA POPULLIT TIM DHE JAM MIK I TRAMPIT.....ne fakt je nje njeri qe ste beson me askush....kur nderon fe cdo jave....dhe i ben keq kombit tend....nuk ka si te duash te tjeret kur i ben kombit tend keq...sepse je nje krijese qe sheh vetem bythen tende te zgjebosur dhe neser mund te tradhetosh dhe mikun me te mire...ky je ti....TRAMP dihet tashme ben bizness ne cdo lloj menyre qofte edhe me hile dhe i duhen njerez dhe tradhetare si puna yte qe shesin kombin per bythpersonale...AMERIKANET JANE MIQTE TANE DHE JANE TE PRIVILEGJUAR NE SHQIPRI...DHE NE JEMI KOMBI ME PRO AMERIKAN I EUROPES....por pa dyshen e AJDUTERISE KOMBETARE RAMA SALI....AMERIKANET duhet te zgjedhin midis jush dhe kombit shqiptar se me ke jane....ata e kan zgjedhur deri tani jane me KOMBIN SHQIPTAR....bythlepirjet tuaja politike spijne me uje dhe sjane me zgjidhje.....