TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Korrik 2026, 13:24

“Protestat për mjedisin, arritje e madhe e shoqërisë”, Rama: Reflektimi për Bulevardin e flamingove, së shpejti!

Shkruar nga Pamfleti
“Protestat për mjedisin, arritje e madhe e
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të raportit ndërkombëtar për performancën mjedisore, Environmental Performance Index 2026, e cila e rendit Shqipërinë të parën në Ballkan dhe të 46-në në Botë për mbrojtjen e natyrës.

Rama u shpreh se për javë të tëra krijohej përshtypja se Shqipëria ishte kthyer në “armikun e natyrës së vet”, ndërsa sipas tij faktet tregojnë një tjetër realitet. Megjithatë, sipas tij, shtimi i interesimit të qytetarëve për çështje si mbrojtja e flamingove dhe biodiversitetit është tregues i ndryshimit të shoqërisë shqiptare dhe përbën një “fitore qytetërimi”. Ai theksoi në fund se e ka marrë mesazhin nga kjo protestë dhe se së shpejti shqetësimet e tyre do të adresohen.

“Për zbutjen e ndryshimeve klimatike Shqipëria renditet e 21 në botë. Shqipëria ishte vendi i prerjeve barbare të pyjeve dhe gjuetisë së shfarosjes dhe lumenjve të kthyer në vendgrumbullimesh të mbetjeve dhe një shteti që nuk kishte kulturë për ta mbrojtur natyrën. Ndërsa sot është krejt ndryshe kemi arritur deri aty sa të kemi protesta të mëdha për mjedisin dhe në vetvete është një arritje e madhe e shoqërisë. Prania e aq shumë njerëzve që shqetësohen për flamingo, për biodiversitetin tregon se edhe shoqëria shqiptare ka ndryshuar dhe është fitore qytetërimi. Reflektimi i premtuar për atë që na vuri përpara pasqyra e Bulevardit të flamingove është jo vetëm i nevojshëm por i domosdoshëm dhe së shpejti do ta keni”, tha ai.

rama flamingo

2 Komente

  1. s
    studio

    po deri tani ishin ARMIQ ata qe u ngriten kunder teje....ne fakt ARMIKU i ketij kombi je ti dhe binjaku yt SALIU..........................................nuk eshte thjesht proteste flamingosh....eshte proteste kundra sistemit hibrit antidemokratik kundrejt votes dhe deformimit te sistemit qe nga 2008 midis jush RAMA SALI qe i vut flaken demokracise dhe votes se lire..............................REZULTATI NJE SISTEM HIBRIT AS MISH AS PESHK lene kastile hibrit per te abuzuar dhe rjepur kte komb per hesape personale dhe familjare........... o PADRINO NE IKJE....nuk eshte ceshtje flamingosh eshte ceshtje shitje ATDHEU....FLAMINGOT qene vetem fillimi...zullumet jane trashur deri ne piken qe ska det qe te lan....pervetsime per hesape private dhe farefisnore te pronave te ketij kombi me leke te pista OLIGARKESH qe pastrojne leket tuaja....ishe thjesht nje menaxhus provizor...qe te ka ardhur koha te pirdhesh per keqmenaxhim....nuk je pronar apo mbret qe te re menja se ben gjithshka pa pyetur njeri....je nje i semure me kancer qe smund ta sherosh vetem me oksigjen mashtrimi politik....ska me vend per politike je nje i deshtuar....ke 15 vjet ne pushtet qe vetem abuzon....o RAMVER....bashke me SALVERIN E PD

    1. B
      Benito

      Refkektimi me i mire eshte qerrohesh e te shkosh te kerkosh ku ndodhet Èngjell Agaçi. Ai do te fuse ne burg ty

      Lini një Përgjigje