TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Qershor 2026, 08:38

Rama nga Berlini: Irani luftë hibride Shqipërisë, Evropa na ka përjashtuar

Shkruar nga Pamfleti
Rama nga Berlini: Irani luftë hibride Shqipërisë, Evropa na ka
Rama

Rama deklaroi se Shqipëria ka qenë objekt i një lufte hibride me sulme kibernetike dhe dezinformata, ndërsa akuzoi Europën se për vite me radhë e ka mbajtur vendin jashtë procesit të integrimit.

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar nderi në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor që u zhvillua në Berlin.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te sfidat që lidhen me sulmet kibernetike dhe përhapjen e dezinformatave, duke theksuar se Shqipëria ka qenë një nga vendet e prekura nga këto fenomene.

“Sulmet kibernetike janë një problem madhor, me të cilin është përballur edhe Shqipëria. Kishte edhe dezinformata. U tha se do të ketë masakër mjedisore, u tha se ka korrupsion madhor, pa u provuar kjo gjë”, deklaroi kryeministri.

Sipas Ramës, përhapja e informacionit të pavërtetë ka ndikuar në krijimin e pakënaqësive dhe tensioneve në opinionin publik.

Rama tha se dezinformimi ka nxitur pakënaqësi të mëdha në publik, ndërsa theksoi se ky fenomen nuk është vetëm shqiptar, por një problem që prek të gjithë Europën dhe botën. Rama u shpreh se ata që nxisin “lincime digjitale” do të humbasin herët a vonë.

“Indinjata nga dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur. Ky nuk është një fenomen vetëm shqiptar, por edhe europian e botëror. Por ata që bëjnë linçime digjitale do të humbasin herët a vonë”, u shpreh ai.

Më tej, Rama u shpreh se lufta është rikthyer në Evropë dhe konkurrenca strategjike është bërë globale, ndërsa teknologjia po transformon jo vetëm ekonomitë dhe sistemet politike, por edhe mënyrën se si shoqëritë lidhen me njëra-tjetrën.

Ai nënvizoi gjithashtu se rënia demografike po riformëson rajone të tëra, ndërsa një “dimër demografik” po kërcënon të ardhmen e afërt të Evropës.

“Jam piktori më i madh mes kryeministrash. Ballkani perëndimor është një rajon i tërë i rrethuar nga Bashkimi Evropian, fizikisht i dizajnuar në zemër të Evropës, por i përjashtuar nga portreti i Evropës”, tha Rama.

Kryeministri gjithashtu rikonfirmoi objektivin e Shqipërisë për integrimin europian, duke deklaruar se vendi po avancon me ritme të shpejta drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Europës i duhet rajoni ynë. Kjo sepse ne jemi një rajon, që kemi pasuritë tona natyrore. Këto pasuri janë të lakmuara nga Rusia dhe nga Kina. Mirëpo ne i përkasim kontinentit europian dhe duhet të zhvillohemi bashkë me pjesën tjetër të Europës. Ne jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE. Ne duam që të bëhemi pjesë e BE-së përpara se të mbarojë kjo dekadë. Ne po bëjmë transformimin më të madh në historinë tonë”, tha ndër të tjera Rama.

Sipas Ramës, procesi i reformave dhe modernizimit të vendit është i lidhur ngushtë me perspektivën europiane, ndërsa Shqipëria synon të përmbushë të gjitha standardet e nevojshme për t’u bërë anëtare e plotë e Bashkimi Europian brenda viteve të ardhshme.

 

9 Komente

  1. K
    Ky….

    Ky eshte bere i peshtire. I ka mbaruar tere thesi me mashtrime sensacionale dhe po perserit e ripertyp te njejtat fraza qe ka vite qe i ……

    1. 1erb

      Ja edhe armiqte e jashtem u gjeteeeeen. Te brendshmit i the dje (Manifestuesit) . Tani me pllane 5 vjecare per fitore te reja, prina Parti!

      1. A
        Armiku

        Po Armiku i jashtem. Europa na don si gjithe Europa, transparence, kulture dinjitet dhe jo arrogance!

        1. I
          IT

          Ky ngaterron Gysin e AKSH-it me Iranin. Kujtoni se flet para patronazhisteve.

          1. J
            Jo Vetëm Piktor, edhe Humorist

            Kryeministri holandez ka mullinj me erë dhe tulipanë si dekorime në kanavacën e tij dhe biçikletën e tij pas. Kryeministri çeçen ka lumenj dhe pamje baritore me çati me tjegulla të kuqe. Italiani ka Koloseun! Mali i Zi fqinj ka Gjirin e bukur të Kotorrit dhe Moraçën në kanavacën e tij! Rama? Si piktori më i madh, ai ka zjarret në pyje për t'i hapur rrugë më shumë betonit dhe shisheve të kafshëve shtëpiake në ujë në Fierzë. Ai ka rrjeta merimange të bëra nga kabllo dhe tela në rrugët e qytetit. Por ai ka 10-12 njerëz të pasur përpara dhe pensionistë me një pagë prej 250 €/muaj me vetëm 80 € faturë energjie elektrike që formojnë themelin e kanavacës së tij. A nuk është e vërtetë kjo, Rama? A nuk është koha për të ndryshuar kanavacën dhe furçën? Pse nuk e pikturon Evropën?

            1. A
              Andi

              O po ky vetem Piktor nuk eshte, po nje karikaturist amator po dhe hajdut perfeksionist

              1. L
                LABI

                SE KUPTON QE KE MARRE FUND NUK GJEN DERE ME ASGJEKUND LENGUN TA PIU EUROPA PER TY ESHTE HAPUR GROPA

                1. K
                  Kërcuni

                  O njeri i shtremet nga trute e kokes, te pakten gjej ndonje shtet qe mund te besohet se i ben keto sulmet kibernetike dhe kryesorja duhet te jesh peshe e rende si shtet qe te rrezikohesh. Po me kete shtet hajdutesh qe ke ndertu ti nuk i rruhet as iranit, as kirgistanit dhe gjithe staneve te dynjase. Edhe nje gje te fundit, Çyrykëve, Çakejve dhe atyre qe nuk ju ngrefet ka fillu me ju ngref dhe mesa duket po I behet DRU, qe nuk do kete vazeline me te bo dermon. Sdq nuk ke pa gjo akoma

                  1. K
                    Koha

                    Evropa dhe çdo kush te përjashton ty o qembesire. Sepse ti perjashtove popullin shqiptar! Ti nuk perfaqeson me shqiptaret, ti kurr nuk i ke perfaqesuar shqiptaret! Ti perfaqeson krimin dhe antishqiptarizmin!

                    Lini një Përgjigje