TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Qershor 2026, 09:39

Rama sulmon protestuesit: Fashistë! Turistët e huaj po anulojnë rezervimet, keni bërë një dëm të madh

Shkruar nga Pamfleti

Me tone të ashpra, Rama denoncon protestuesit se po përcjellin një “frymë fashiste”, duke i cilësuar si “hajvanë” autorët e presioneve dhe kërcënimeve në rrjetet sociale, platforma që shefi i qeverisë nuk i kontrollon dot akoma.

Rama sulmon protestuesit: Fashistë! Turistët e huaj po anulojnë
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama më shumë se kërkesat e protestuesve në shesh dhe problemet e shqiptarëve, është i interesuar për të huajt që vijnë në Shqipëri.

Shefi i qeverisë, thotë se protestuesit po i bëjnë një dëm të madh vendit, pasi turistët po anulojnë rezervimet.

Sipas tij, kjo situatë po prek drejtpërdrejt bizneset lokale, ekonominë familjare dhe të ardhurat që vendi përfiton nga turizmi.

“Kam marrë shumë mesazhe, por natyrisht që unë nuk mund të dal dhe ta përdor këtë që të thuhet: “Do të ndalosh protestën se t’u dogj shpirti për hotelet?!”. Por, nga ana tjetër, nuk mund të rri pa thënë që edhe në Vlorë dhe në Durrës ka pasur protesta të operatorëve turistikë, protesta sensibilizuese.

Në Vlorë kanë qenë rreth 95% e atyre që zotërojnë hotele, restorante, bare që i janë bashkuar protestës sensibilizuese, duke kërkuar mirëkuptim që sezoni të mos dëmtohet, sepse është një dëmtim i drejtpërdrejtë për ekonominë familjare të shumë njerëzve të lidhur me turizmin dhe është një dëmtim i drejtpërdrejtë për ekonominë lokale dhe për ekonominë kombëtare në tërësi.
Domethënë, nëse ne do të ndalojmë që në Shqipëri të hyjnë, ato para që do të hyjnë normalisht me një sezon turistik të qetë, atëherë unë nuk e di se në favor të kujt shkon kjo.

Nëse ka një axhendë protesta për të penguar Shqipërinë nga të katërt anët dhe, përmes pengesës, për të krijuar një frustrim dhe pastaj për t’i bërë njerëzit që të thonë: “Hajde se po e heqim këtë qeveri, vetëm që të na lini rehat”, atëherë kjo është një axhendë që është jo e re. Është një axhendë që është përdorur në vende të tjera, është një axhendë që është përdorur dhe këtu nga molotovarët, por që nuk ka për të funksionuar. Dëmi, patjetër që do të jetë i madh, edhe i panevojshëm, sipas meje.

Një tjetër simptomë shumë e neveritshme është bullizmi ndaj njerëzve në Facebook, në Instagram.

Kam parë me shumë keqardhje se si një këngëtar si Ylli Limani, një këngëtar i dashur për një masë njerëzish, nuk është këngëtari im i preferuar, unë i përkas një brezi tjetër dhe jetoj me të tjera dëshira që lidhen me muzikën, por është një këngëtar shumë i respektuar, shumë i preferuar, që ka bërë një koncert të jashtëzakonshëm në Tiranë, – e kanë “masakruar” me sharje, me presione, me kërcënime për të anuluar koncertin dhe për të mos i dhënë njerëzve kënaqësinë që të kenë një moment të bukur muzike, sepse njerëzit do të fokusohen tek protesta.“, u shpreh Rama në hyrje të podkastit.

Rama thotë gjithashu se është i shqetësuar për zhvillimet e fundit, duke theksuar se në to po vihet re një komponent që ai e cilësoi si “frymë fashiste”.

"Një tjetër simptomë e neveritshme është bullizmi ndaj njerëzve në rrjetet sociale. Kam parë me keqardhje se si një këngëtar si Ylli Limani, shumë i respektuar, shumë i preferuar, e kanë masakruar me sharje, me presione, me kërcënime, për të anuluar koncertin! Njerëzit që kanë opinion tjetër, marrin të shara dhe kërcënime. Ka një komponent fashist, një frymë fashiste, që s’ka nevojë për uniforma dhe armë. Fryma fashiste është ‘Shqipëria e shqiptarëve’, të tjerët s’janë të mirëseardhur. Është e patolerushme që një grup njerëzish t’i imponohet pjesës tjetër, që ose do mendosh si ynë, ose do të sakatoj, bullizoj, kërcënoj. Kjo është fashiste, skandaloze, dhe kjo duhet ndalur, duke mos u tërhequr përpara këtyre lloj hajvanëve.”, tha kryeministri. 

Ndërkohë me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, sërish ditën e sotme pritet që mijëra qytetarë të mblidhen në protestën e 15, duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama.

Nën sloganin “Shqipëria nuk shitet, zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja nuk shitet”, qytetarët do të grumbullohen si çdo ditë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nis marshimi përpara kryeministrisë, aty ku për orë të tëra aktivistë dhe qytetarë mbajnë fjalim dhe shprehin pakënaqësitë që shoqëria ka si pasojë e klasës politike.

rama sulmon protestuesit

19 Komente

  1. N
    Niko

    Nese te vjen keq per anullimet e rezervimeve ne dore e ke , jep doreheqjen

    1. t
      travisrrapi

      kete fund ke , kur te merr koka ere. edvin kam mendu se i ke dy pare mend , e te ishe ndryshe nga sale karaduza e kompani , por qenkam gabuar. mos e keqeso situaten , e mos bej si sala qe ne 1997 , e dogji shqiperine per interesat e tije. thirri mendjes sa nuk eshte vone.

      1. q
        qerv

        Shko e puno o gjytyrym, shko e puno se shite vendin per zyren e ngjyer e te shemtuar, jep doreheqjen se po vijne ne Surrel..

        1. q
          qer

          Jane qindra mijera qytetaare te Shqiperise o hajdut! njerezit duartrokarsin rrugeve e ti i quajtje hajvane? qenke politikan ti ????????????..Ngordha e idiotit

          1. ?
            ?

            Banorë të zonës së 5 Majit në Tiranë janë larguar me forcë nga banesat e tyre gjatë aksioneve për shembjen e shtëpive në kuadër të projektit të rindërtimit dhe rikualifikimit urban. Në janar dhe shkurt 2022, mediat raportuan për përplasje mes banorëve dhe policisë, me banorë që refuzonin të dilnin nga shtëpitë dhe që më pas u nxorën me forcë për t'i hapur rrugë shembjeve. . 9 shkurt 2022 u raportua se policia kishte rrethuar zonën "që në orët e para të mëngjesit" dhe më pas banorët u larguan me forcë për t'i hapur rrugë shembjeve. 22 shkurt 2022 mediat raportuan se fadromat dhe forcat e policisë kishin mbërritur "herët në mëngjes" gjë që solli përplasje me banorët. Edhe në Astir (zona e Unazës së Re) ka pasur ndërhyrje të ngjashme me forca të shumta policie gjatë procesit të shembjeve për projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe. Në nëntor 2019, IKMT dhe policia nisën shembjen e 33 objekteve dhe zona u rrethua nga policia që në orët e para të mëngjesit. Raportimet flasin për përplasje mes banorëve dhe policisë, përdorim të gazit lotsjellës dhe persona të shoqëruar apo të lënduar nga të dyja palët. _____________________ Kjo nuk është fashizëm? Të pretendojë Rama se ligji është ai dhe mund të bëjë ça të dojë me Shqipëtinë? A nuk është kjo arrogancë dhe dhunë ndaj popullit?

            1. Z
              Zani i Maleve

              Ju po na thoni se mjafton një protestë që turizmi të pësojë luhatje. Po atëherë, a nuk është pikërisht kjo dëshmia më e qartë se vendi nuk mund të mbahet mbi një shtyllë kaq të brishtë, e sidomos kur zhvillohet duke bërë ndërhyrje dhe shkatërrime të patjetërsueshme në natyrë? Nuk mund ta ndërtojmë të ardhmen e Shqipërisë mbi diçka që lëkundet nga çdo ngjarje, nga çdo mot i keq, nga çdo tronditje politike apo shoqërore, sado e vogël qoftë ajo. Shqipëria nuk duhet të jetë thjesht një dyqan turizmi. Shqipëria ka nevojë të prodhojë vlerë të shtuar, të hyjë në hallkat botërore të prodhimit, të ndërtojë dije, mjeshtëri, industri, bujqësi të përparuar, shërbime të qëndrueshme dhe vende pune të paguara mirë. Sa për fjalën “fashizëm”, shqiptarët nuk kanë nevojë për mësime nga ata që vetë nuk kanë dhënë shembull qeverisjeje të hapur dhe respekti për mendimin ndryshe. Aq më pak nga dikush që nuk e ngriti arsimin publik, por e la të rrënohej. Çfarë menduat ju? Se kjo rini do të rritej duke studiuar fjalimet tuaja boshe? Ju flet kujtesa juaj. Kujtesa e një kohe kur kishit privilegje, libra, veshje, mundësi për të parë televizione të huaja dhe pastaj dilnit si i dituri mes moshatarëve. A mendoni vërtet se jeni vetëm ju dera e dijes për shqiptarët? Mos i merrni njerëzit për të paditur kur u flisni për mendimin ndryshe, ndërkohë që nuk dëgjoni zërin e dhjetëra mijëra qytetarëve në shesh që kërkojnë largimin tuaj. Ndoshta kjo nuk ju bën më përshtypje, sepse prej vitesh duket sikur keni dhënë dorëheqjen nga puna që duhet të bënit. Merreni me vizita, fjalë, shfaqje dhe zhurmë, ndërsa vendimet e vërteta i firmosin të tjerët. Na i kurseni fjalët. Bëni të vetmin veprim që nuk është gënjeshtër: largohuni në shtëpi, bashkë me qeverinë tuaj. Ju nuk jeni më i besueshëm. Dhe pikërisht kjo është një tjetër dëshmi e largimit tuaj nga ajo që shqiptarët quajnë përgjegjësi, dinjitet dhe shërbim ndaj vendit.

              1. S
                Surreli

                Demmadhi i shqiperise sajoi nje veper tjeter sabotazhi, ate ndaj turisteve. Turistet i largon mungesa energjise elektrike, e ujit te pijshem, trafiku kaotik, rruget qe shemben, cmimet qe rriten, siguria e rendit publik etjetj . O surrelso.

                1. S
                  Shporru, bandit i tërbuar!

                  Asnje shtet nuk jeton vetem nga turizmi. Vodhet fondet e BE te fermerëve shqiptar, dhe turizmi yte ço para te kompanitë greqirje e sllave qe sjellin zingjir furnizime bujqësore neper restorantet shqiptare aty ne bregdet. Sa tender barna vodhet ti dhe biznesmenët grek voriolesh? Per mbi 20 Miliarder euro varfëruar popullin duke vjedhur naftën shqiptare me rus e kinez. Vidhet bash me trupit dhe kinezet te gjitha minierat shqiptare dhe se fu di i dhe nje biznesmeni shkja minierat shqiptare... Mafioz kryeminister, nuk te durojnë me shqiptaret!

                  1. K
                    KTH S

                    Vllai i neofashisteve Meloni dhe Orban, puthadori i neonazistit Trump, i vetmi vend evropian qe lejon neonazistin Kanye West te performoje. Kombi ne rrezik dhe ku fyhreri shpetimtar i vetem. Ne fakt Edi Rama eshte kryeneonazisti shqiptar!

                    1. H
                      Hajduteve tu merret placka

                      Na u shpife fare! Ik ore, mbathja sa mos te na iki edhe neve mendja e te te xeme me gure. T'u hap barku per turizmin ty! Boll vodhe , bashke me banda e krimineleve e kurvave!

                      1. N
                        Nuku

                        Ti flase dikush ke veshi ketij robit qe mos te beje me poça, se nuk po flet me patronazhistet dhe me ata çyryket qe ka ne parti. Kete fare buri e njohin shume mire si te vetet si dhe ata oligarket sesa trim eshte. Ti kujtojne qe nese hajvanet dhe "fashistet" po vazhdove ti provokosh mos ti vije çudi qe breket sigurisht do ja heqin po nuk do kete byth askush ta marre persiper

                        1. L
                          Llazi

                          Shporru ti kolere se ti je dëmi im i madh i këtij vëndi. Shporru bashke me qelbësirat e tu se komeson çdo dëm.

                          1. P
                            Padrejtësi

                            Dëm i madh ndaj bizneseve të drogës Uaaaa

                            1. T
                              Tiranë

                              Keta jane shqiptar, dhe shqiptaret kurr skan uurryes asken, a to Ramit bastardi antishqiptar. Nuk ka pas ne historinë e Shqiperise nje krye inister kaq bastarde qe urren kaq shume shqiptarinë.

                              1. a
                                ana

                                I vetmi dem eshte qe tani gjithe eutopa do kthej syre nga megalavatricja e paravevte pista, Shqiperia jote o idiot o hajdut o qelbesire o i papergjegjshem. Dhe gjithe trafiqet lejet e nsertimit do ngelen pezull.

                                1. p
                                  popull

                                  Ca ben leku madh. Mund te te legenosin gjithe shqiptaret, te te poshterojne, te te shajne nga robt, te te mallkojne, te peshtyjne, te perbuzin, dhe ti prape duron. Hiqesh zvarre, ben lloj akrobacish behesh karagjoz, behesh kellire pertyp mban vetem e vetem per ate ram, lekun e madh. Nuk u ngope ke mbi 20 vjet qe vret e pret ne kete vend. Dhe ti prape nuk terhiqesh. Ti qofsh, ta qaj hallin dhe pse leku madh Rame.

                                  1. d
                                    daja

                                    Kjo eshte nje thirrje per SPAK, mos ngacmo leket e droges. Nuk ka lidhje me protestuesit.

                                    1. b
                                      beti

                                      Hajdut i surrelit , tu kthyhe skema qe vete ndertove ne bumerang. Ceshtje kohe e ke burgun.

                                      1. L
                                        Lira

                                        Vetem se fashiste nuk eshte protesta, por kto komunistat qe skane atdhe, skane familje , skane prone as besojne ne Zot, te gjitha ata qe respektojne keto qe sapo citova me siper i quajne fashiste...se ashtu ju pelqen. Me ndihm te Zotit ne pacim baftin me i zhduk kesaj radhe do ju dale per hunde e gjithe ajo cfar kane bere me shqiptarine keto 83 vite.U shfarofte fara e keqe e tyre. Protestuesit ju thone popullit cohuni nga kafja bashkohuni me ne se po ju zhdukin si komb dhe njerezit duartrokasin.... Po nje komunist m... aty ne kafe ne bllok ,(se duken komunistet sikur e kane te shkruar ne balle) po shikonte sikur donte ti hante protestuesit, dhe ai m..., m... duhet ti kete shkrep kjo ideja fashiste. Ptuuu fara e keqe qe si bona foto m...

                                        Lini një Përgjigje