TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Qershor 2026, 21:00

“Nuk ndalemi”, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk ndalemi”, protestuesit nisin marshimin në rrugët e
Protestuesi nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, ata përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit. Organizatorët deklaruan se lëvizja qytetare do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se protestuesit nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Pas fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, duke vijuar protestën e 15-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Të pajisur me flamuj kombëtarë, pankarta dhe banderola me mesazhe kundër qeverisë, qytetarët janë zhvendosur nga zona e Kryeministrisë drejt akseve kryesore të kryeqytetit. Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje për dorëheqjen e kryeministrit, zgjedhje të lira, luftë kundër korrupsionit dhe më shumë llogaridhënie nga institucionet shtetërore.

Në deklaratat e tyre, protestuesit kërkuan lëshimin e urdhër-arresteve për politikanë të korruptuar, duke theksuar se mbështesin institucionet e drejtësisë, por presin prej tyre veprime konkrete.

“Thirrja shkon për SPAK, të veprojë para se populli shqiptar t’ju rrethojë. Nesër do të rrethoheni në mënyrë paqësore nga qytetarë e nuk do të dilni nga SP[AK pa lëshuar urdhër arreste për politikanët e korruptuar. Ne ju mbështesim, por nëse nuk veproni, do t’ju rrethojmë deri në urdhërarreste.
SPAK vepro! Ne jemi me ju”, thanë ata.

“Nuk ndalemi”, protestuesit nisin marshimin në rrugët e

Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe se mobilizimi qytetar do të vijojë deri në arritjen e objektivave që kanë shpallur që në nisje të lëvizjes. “Nuk ndalemi” ishte një nga thirrjet më të dëgjuara gjatë marshimit, e shoqëruar me brohoritje kundër qeverisë.

Organizatorët kanë bërë të ditur se marshimi synon ta çojë mesazhin e protestës në të gjithë qytetin dhe të tregojë se pakënaqësia qytetare nuk kufizohet vetëm te sheshi para Kryeministrisë. Ata kanë ftuar qytetarët t’u bashkohen protestave edhe në ditët në vijim, duke theksuar se lëvizja po fiton mbështetje çdo ditë.

Ndërkohë, forca të shumta policie po monitorojnë zhvillimin e marshimit dhe po shoqërojnë protestuesit përgjatë itinerarit të tyre në kryeqytet. Deri në momentin e raportimit, protesta dhe marshimi po zhvillohen në mënyrë paqësore.

protestuesi nisin marshimin tubimi

1 Komente

  1. p
    poshte komunizmi

    kush pjerdh per keta 3mij njerez qe sduan pronen, sduan biznesin, zduan kapitalet perndimore por duan shtepit me bajga dhe kallamishte si ne kandahar, carvani ecen perpara, populli shqiptar po punon, ben biznes, ben para po nderton Shqiperine qe ishte imagjinuar me pare, keto jane ato qe verbojne keta njerez pjella komunistave dembel dhe me shtutje nga qarqe shiviniste qe se duan vendin tone

    Lini një Përgjigje