TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Korrik 2026, 11:42

Rama sulmon sërish protestuesit: Një pjesë e tyre janë delirantë, sorra dhe korba

Shkruar nga Pamfleti
Rama sulmon sërish protestuesit: Një pjesë e tyre janë
Rama

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe ditën e sotme me një gjuhë të ashpër ndaj protestuesve që prej 51 ditësh janë mbledhur në bulevard, duke përdorur një sërë etiketimesh për pjesëmarrësit në tubim.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tha se protesta është e ndarë në dy kategori.

Sipas tij, një pjesë përfaqëson "historinë e Shqipërisë së re", të cilët i quajti "flamingo", ndërsa pjesa tjetër, që ai e cilësoi si "sorra", "korba", "delirantë" dhe "injorantë", sipas tij, kanë marrë peng protestën dhe e ka shndërruar në një pasqyrim të opozitës.

“Për çfarë unë kam reflektuar personalisht, nga pasqyra e bulevardit të flamingove është temë tjetër dhe do ta ndaj me të gjithë në ditët në vijim, por ai bulevard është shumë i ndarë, për mua të paktën. Është i ndarë për historinë. Historia e flamingove është historia e Shqipërisë së re, kurse jo e sorrave dhe korbave që e kanë marrë peng dhe e kanë kthyer në një shëmbëlltyrë simetrike me jashtënxjerrjen e asaj opozite që nuk dihet më ku është. Nuk ka asnjë lidhje me historinë e të ardhmes së Shqipërisë, ka lidhje vetëm me të shkuarën, që është shumë shqetësuese për të parë historinë”, u shpreh Rama.

Kryeministri vijoi kritikat edhe ndaj asaj që e cilësoi si ekstremizëm politik, duke përdorur etiketime të tjera ndaj kundërshtarëve të tij.

“Ekstremet e majta dhe të djathta që vijnë për të sjellë më të keqen për një vend përmes sharlatanësh, injorantësh dhe dështakësh e zemërakësh të pangushëllueshëm”, shtoi ai.

2 Komente

  1. A
    A

    Korba/sorra. Ka dhe një shpezë të shëmtuar nga shpirti dhe pamja që ushqehet me çtë gjejë minj të gjallë a ujq të ngordhur, hutini

    Lini një Përgjigje