Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bë pjesë e ceremonisë së ndarjes së medaljeve pas finales së Kupës së Botës, ku, sipas një eksperteje për leximin e buzëve, ai u përsëriste të njëjtat fjalë çdo futbollisti që ngjitej në podium.
Finalja e zhvilluar në stadiumin “MetLife” u fitua nga Spanja, e cila mposhti Argjentinën 1-0 falë golit të Ferran Torres në minutën e 106-të të kohës shtesë. Me këtë sukses, “La Roja” zgjati në 38 numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje, duke vendosur serinë më të gjatë në historinë e futbollit ndërkombëtar.
Pas përfundimit të ndeshjes, Trump mori pjesë në ceremoninë e medaljeve së bashku me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, presidenten e Meksikës, Claudia Sheinbaum, si edhe presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.
Presidenti amerikan përshëndeti një nga një të gjithë futbollistët me shtrëngim duarsh, u vendosi medaljet dhe shkëmbeu disa fjalë me secilin prej tyre, ndërsa në disa raste i preku lehtë në gjoks në shenjë urimi.
Sipas Nicola Hickling, eksperte për leximin profesional të buzëve, Trump përdori të njëjtin mesazh për çdo lojtar që kalonte para tij.
“Je një kampion”, ishte fraza e parë që presidenti amerikan u drejtonte futbollistëve, ndërsa menjëherë më pas shtonte: “Lojtar i mrekullueshëm.”
Lini një Përgjigje