TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Qershor 2026, 11:57

Shpalosi planin për Kuvend Kombëtar, Rama i publikon historikun e procedimeve penale Edviol Kullurit

Shkruar nga Pamfleti
Shpalosi planin për Kuvend Kombëtar, Rama i publikon historikun e
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale, duke ironizuar dhe sulmuar ashpër pjesëmarrësit në protestën 29 ditore kundër qeverisë së tij, të cilët ai i ka cilësuar si “flamurtarë” të një narrative që, sipas tij, maskohet si “Shqipëria e Re”.

Edviol Kulluri, është një prej 13 nismëtarëve që firmosën letrën drejtuar ambasadave lidhur me 5 kërkesat e tyre për qeverinë.

Kulluri është hartuesi i platformës dixhitale për ‘Kuvend Kombëtar’ me 150 anëtarë. Krah tij, parashtrohet ideja për një tjetër Kuvend më të zgjeruar së bashku me diasporën që do të numërojë rreth 300 anëtarë. Kriteret e përzgjedhjes janë ende të paqarta ndërsa një prej kushteve është pranimi parimisht i formimit të Shqipërisë etnike.

Në një postim të gjatë dhe me tone të forta ironike, Rama ka publikuar edhe një listë të gjatë me procedime penale ndaj një tij duke e paraqitur si shembull të asaj që ai e quan “kontribut për atdheun”.

Sipas listës së publikuar, Edviol Kulluri në fjalë rezulton i proceduar ndër vite për disa vepra të ndryshme penale, përfshirë rrahje, vjedhje energjie elektrike, kanosje, pjesëmarrje në protesta të paligjshme, pengim të punës së institucioneve dhe dhunë në familje.

Në reagimin e tij, Rama e ka shoqëruar postimin me një gjuhë ironike dhe metafora të forta, duke i quajtur protestuesit pjesë të një narrative të deformuar politike dhe sociale.

Shpalosi planin për Kuvend Kombëtar, Rama i publikon historikun e

"NJIHUNI ME kontributin mbresëlënës për atdheun të njërit prej 13 flamurtarëve firmëtarë të protestës së bulevardit, ku sorrat dhe korbat i kanë marrë përfundimisht peng flamingot, nën maskën e “Shqipërisë së Re”:
I proceduar:
- ⁠2014 – Rrahje në bashkëpunim, Tiranë
- 2016 - Vjedhje energjie, Tiranë
- 2016 – Rrahje në dëm të një shtetaseje, Tiranë
- 2017 - Rrahje në grup, Durrës
- 2019 – Pjesëmarrje në protestë të paligjshme, pengim qarkullimi I automjeteve, pengim i IMT per prishjen e ndertimit te paligjshëm, Vlorë
- 2020 – Kanosje & plagosje e lehtë, Vlorë
- 2021 – Kanosje ndaj një shtetaseje grua, Vlorë
- 2022 – Dhunë në familje ndaj xhaxhait të tij, Vlorë", shkruan Rama.

edviol kulluri

2 Komente

  1. B
    Babloku

    Vjedh ja e energjise elektrike da mire qe e ngre si problematike babloku, duhet te vjedhesh miliona euro daku qe mos te lejosh procedimin penal si ne rastin ball iku. Po vodhe apo More dicka qe te takon sic eshte energjia elektrike ( mjet jetese i dosmosdoshem) athere procedohesh penalisht me urdher te bablokut. Madhe babloku merr apo ka ka marre ne telefon nje Gjyqtar/e ne kukes kur mori vesh qe nje person kishte lidhur korentin dhe ishte arrestuar dhe gjykata e kishte Lene te Lire qe te profedohet ne gjendje te lire

    1. M
      M

      O Edvin Hajduti, shiko miqte e tu trafikante e kriminele qe na i fute ne parlament e zhvatete bashkarisht Shqiperine. Leri keto dengela.

      Lini një Përgjigje