TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Qershor 2026, 12:00

Terapitë hormonale për transgjinorët, Berisha anulon 'Folotoren': Do mbështesim tubimin e Koalicionit për Familjen

Shkruar nga Pamfleti

Terapitë hormonale për transgjinorët, Berisha anulon

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi se këtë të enjte nuk do të zhvillohet Foltorja e përjavshme para SPAK-ut, pasi gjatë ditës janë parashikuar disa aktivitete të tjera.

Ai bëri të ditur se Partia Demokratike mund t’i bashkohet protestës së organizuar nga Koalicioni për Familjen, e cila zhvillohet në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe kundërshton vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për terapinë hormonale për personat transgjinorë.

“Do të diskutohet, sot ka disa aktivitete tani, kemi disa probleme sot. Sot është dita e fëmijëve, por Koalicioni për Familjen ka vendosur, më thonë se edhe ai do bëjë një protestë.

Dhe shanset janë që ne të mbështesim sot protestën e koalicionit për familjen. Sepse, është 1 qershori. Ju e patë që, po kjo do njoftohet. Ju e patë domethënë, se në ç’mënyrë më kriminale, perverse, Edi Rama me Salën, me këtë ministren, vendosën që të përdorin terapinë për ndryshimin e gjinisë tek 14-vjeçarët.

Jashtë çdo lloj, jashtë çdo lloj kriteri, qoftë biologjik, qoftë sociologjik, qoftë të përgjegjësisë. Kjo është t’ia rrëmbesh prindërve fëmijën nga gjiri i tyre.

Dhe ky është një akt i shëmtuar, antiligjor, nuk jemi kundër, më fal, ka një moshë të caktuar në të cilën fëmija, se nuk jemi t’i injorojmë, diskriminojmë, jo. Por jemi, mosha më ideale është mosha e përgjegjësisë, 18-22 vjeçare. Çdo veprim para kësaj moshe është një atentat në identitetin njerëzor. Dhe unë shpreh solidaritetin tim me aleancën për familjen”, tha Berisha para SPAK.

koalicioni per familjen sali berisha

Lini një Përgjigje