TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Korrik 2026, 20:56

Kosova shpall “non grata” ministren serbe që kërkoi spastrim etnik të shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti
Kosova shpall “non grata” ministren serbe që kërkoi
Snezhana Paunoviç

Kosova reagon fort pas deklaratës skandaloze nga Snezhana Paunoviç...

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka shpallur persona non grata ministren e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, pas deklaratës së saj se, po të kishte pasur lirinë e veprimit të Slobodan Millosheviçit, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Përmes një reagimi publik, Sveçla e cilësoi deklaratën e ministres serbe si një rikonfirmim të projektit të spastrimit etnik ndaj shqiptarëve, duke theksuar se kjo retorikë përfaqëson vazhdimësinë e politikave të regjimit të Millosheviçit.

Snezana Paunović, Ministre e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në qeverinë e Serbisë, ka rikonfirmuar atë nga e cila Serbia nuk ka hequr dorë asnjëherë, projektin e spastrimit etnik të shqiptarëve. Në epokën tonë, kjo u tentua nga ish-shefi i saj Slobodan Millosheviq, i njohur edhe si kasapi i Ballkanit. Kjo gjuhë dhe kjo aspiratë e shpërfaqur nuk është e re. Ajo është vazhdimësi e një politike shtetërore që për shumë dekada ka prodhuar dhunë, krime dhe përpjekje për zhdukjen e shqiptarëve nga trojet e tyre”, deklaroi Sveçla.

Ministri i Brendshëm bëri të ditur se ka marrë vendimin për ta shpallur zyrtaren serbe person të padëshiruar në Kosovë.

Si Ministër i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, sot kam nxjerrë vendim përmes së cilit Snezana Paunović e kam shpallur persona non grata, të padëshirueshme, me ndalim të përhershëm të hyrjes në apo kalimit tranzit përmes Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

Në reagimin e tij, Sveçla theksoi se epoka e spastrimit etnik ndaj shqiptarëve ka marrë fund dhe se institucionet e Kosovës do të reagojnë ndaj çdo retorike që cenon sovranitetin e vendit.

Epoka kur shqiptarët shtypeshin, masakroheshin dhe spastroheshin etnikisht ka përfunduar njëherë e përgjithmonë. Republika e Kosovës është shtet sovran e demokratik, me institucione të forta që mbrojnë rendin kushtetues, integritetin territorial dhe sigurinë e çdo qytetari. Çdo përpjekje për të ringjallur ideologjitë e spastrimit etnik apo për të kërcënuar Republikën e Kosovës do të përballet me përgjigje të vendosur, ligjore dhe institucionale”, përfundoi Sveçla.

Vendimi vjen një ditë pas deklaratës skandaloze të ministres serbe, e cila tha se, po të kishte pasur lirinë e veprimit të Slobodan Millosheviçit, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998.

snezhana paunoviç serbet

1 Komente

  1. T
    Tafili nga Dibra.

    Po Ramoviçi e ka dënuar ministren serbe për spastrimin etnik të shqiptarve të Kosovës. Besoj se jo,sepse ky tradhëtar I urren shqiptarët dhe admiron vëlla Vuçiçin.

    Lini një Përgjigje