TAGS-AT E JAVËS

Kosova10 Korrik 2026, 19:30

Takimet me partitë opozitare, Abdixhiku dhe Osmani i shkojnë në zyrë Kurtit

Shkruar nga Pamfleti
Takimet me partitë opozitare, Abdixhiku dhe Osmani i shkojnë në
Osmani dhe Abdixhiku

Kryeministri në detyrë dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zhvilluar sot takime me krerët e partive kryesore opozitare për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Pas takimit të mëngjesit me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, Kurti u takua pasdite në Kuvendin e Kosovës me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila ishte bartëse e listës së LDK-së në zgjedhjet e fundit.

Ju e dini që unë jam optimist sepse e kam vullnetin e mirë dhe interesin publik që do të thotë të konstituojmë institucionet, të evitojmë zgjedhjet e reja... në këtë mënyrë të fillojmë qeverisjen mbarë e mirë sepse kemi shumë projekte në gjysmë dhe të reja që do të vijnë”, tha Kurti

Në deklaratën e tij për mediat, Kurti theksoi se Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë, mban përgjegjësinë kryesore për formimin e Qeverisë së re, por zgjedhja e Presidentit është “përgjegjësi e të gjithëve”.

Ai propozoi një figurë konsensuale, “dikush i asnjë partie, përtej polemikave të skenës aktuale, që i ka vlerat e dëshmuara kombëtare e profesionale dhe të jetë shprehje e unitetit”.

Nga ana e tij, Bedri Hamza deklaroi se përgjegjësia për krijimin e institucioneve i takon LVV-së, ndërsa PDK-ja do të sillet si parti konstruktive opozitare. Takimi me Hamzën u cilësua nga Kurti si “konstruktiv”, por pa rezultate konkrete.

Kurti kritikoi kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, i cili refuzoi ftesën për takim, duke e quajtur këtë vendim jo konstruktiv.

Takimet vijnë në kuadër të konsultimeve intensive për të plotësuar afatet kushtetuese për konstituimin e institucioneve të reja, duke shmangur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Zhvillimet pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, teksa palët vazhdojnë negociatat për qeverisje dhe zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës.

 

osmani abdixhiku kosova

Lini një Përgjigje