Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë procesit zgjedhor në Mitrovicën e Veriut, ku një grua me origjinë serbe është paraqitur për të votuar me vello nusërie.
Ngjarja është shënuar në qendrën e votimit “Sveti Sava”, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e qytetarëve dhe mediave lokale.
Pamjet e votueses, e cila ushtroi të drejtën e saj të votës e veshur me vellon tradicionale të nuses, janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe portalet informative, duke u kthyer në një nga momentet më të veçanta të orëve të para të procesit zgjedhor.
Lini një Përgjigje