TAGS-AT E JAVËS

Kosova20 Maj 2026, 22:55

Plani i Kosovës për krijimin e Xhandarmërisë, reagon ‘KFOR’-i: Po i ndjekim nga afër deklaratat!

Shkruar nga Pamfleti

Plani i Kosovës për krijimin e Xhandarmërisë, reagon

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se kanë filluar procedurat për formimin e një strukture të veçantë të sigurisë. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se xhandarmëria do të ketë një gamë të gjerë përgjegjësish.

Lidhur me këtë nismë, KFOR-i e ka bërë të qartë se po ndjekin nga afër deklaratat nga institucionet e Kosovës mbi këtë çështje. KFOR-i deklaroi se presim që organizatat e sigurisë në Kosovë të vazhdojnë në këtë qasje bashkëpunuese me të për të kontribuar në sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal.

“NATO vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë dhe të ofrojë kontributet e veta për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë, për të mirën e të gjithëve. Sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, KFOR-i siguron një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes.

Në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë. Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s (NALT) ka mbështetur zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në përputhje me mandatin e saj origjinal të mbrojtjes civile, përmes koordinimit të ndërtimit të kapaciteteve, arsimit dhe trajnimit. Ne presim që organizatat e sigurisë në Kosovë të vazhdojnë në këtë qasje bashkëpunuese, duke u koordinuar me KFOR-in për të kontribuar në sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhej në përgjigjen e KFOR për Gazetën Express.

Kurti nga ana tjetër ka pritur në takim zëvendës ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Partneritete në NATO, Kevin Hamilton, me të cilin sipas Zyrës së Kryeministrit, është folur edhe për Xhandarmërinë.

“U diskutua gjithashtu për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës, ku në pyetjen e z. Hamilton, kryeministri në detyrë Kurti shpjegoi konceptin dhe theksoi nevojën e kësaj strukture në forcimin e sigurisë dhe koordinimit me KFOR-in dhe NATO-n në këtë drejtim”, thuhej në njoftim.

kfor

1 Komente

  1. T
    Tony

    Nuk e di pse keta Euroqene nuk e lejuan Dardanine qe te kete ushtrine e saj per mbrojtje. Pse koqevaret nuk e pranojne emrin e lashte Dardan, por u pelqen emri sllav? Jo vetem Dardania e fshatrat e saj por edhe Shqiperia duhet te vendose patjeter emrat e lashte Ilire qe kane pasur qytetet, fshatrat, toponimet, emrat e njerezve e gjithshka qe nuk na perket. Cfare bejna ata babagjyshet e Akademive? Di qe ne Arkivat e Shtetit ka kelyshe pjella serbe e greke. Pse? Te shkuaren, biografine e CV e ka te rrepte gjithe bota. Te rremojne me kuc e me mac edhe sikur te aplikosh per pjatalares e pastrues halesh ne hotele. Eh, c'them dhe une te dy Parlamenet, si i Kosoves e Shqiperise jane te krimbur me kelyshe te blere e te shitur. Cfare dreq populli jemi ne!?

    Lini një Përgjigje