TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Qershor 2026, 08:23

Tragjedia në Shëngjin, zbardhen identitetet e 2 të rinjve nga Kosova që mbytën në det; njëri futbollist

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedia në Shëngjin, zbardhen identitetet e 2 të rinjve nga
Leonid Aliu dhe Jetmir Binaku

Futbolli kosovar është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të futbollistit Leonit Aliu. Pas lajmit të hidhur, KF Fushë Kosova ka reaguar përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, duke i dhënë lamtumirën njërit prej futbollistëve të klubit.

Futbollisti i KF Fushë Kosovës është konfirmuar si njëri nga dy të rinjtë nga Kosova që humbën jetën tragjikisht të mërkurën në plazhin ‘Rana e Hedhun’ në Shëngjin, pasi u tërhoqën nga dallgët e fuqishme të detit.

Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, klubi ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e Aliut, duke theksuar se ai do të kujtohet gjithmonë si një djalë i mirë, i buzëqeshur dhe plot energji pozitive.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen tënde nga jeta. Do të të kujtojmë gjithmonë si një djalë të mirë, të buzëqeshur dhe plot jetë. Kujtimi yt do të mbetet përherë në zemrat tona. U prehsh në paqe, Leonit”, thuhet në reagimin e KF Fushë Kosovës.

Lajmi për vdekjen e Leonit Aliut ka ngjallur pikëllim të madh te bashkëlojtarët, miqtë dhe komuniteti sportiv në vend, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen dhe të afërmit e tij.

Tragjedia në Shëngjin, zbardhen identitetet e 2 të rinjve nga
Leonit Aliu

Të rinjtë ishin pjesë e një grupi turistësh nga Kosova, të cilët kishin ardhur me autobusë për të vizituar Shëngjin dhe zonat përreth.

Tragjedia në Shëngjin, zbardhen identitetet e 2 të rinjve nga
Jetmir Binaku

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Binaku pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Shëngjin.

Lladrovci tha se humbja e të riut ka prekur jo vetëm familjen, por edhe gjithë komunën e Drenasit.

“Kjo humbje e rëndë dhe e parakohshme ka prekur jo vetëm familjen, por edhe gjithë komunën e Drenasit. Në këto momente dhimbjeje, ndajmë pikëllimin me familjen Binaku dhe lutemi që ata të gjejnë forcë për ta përballuar këtë tragjedi”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Në emër të Komunës së Drenasit dhe qytetarëve të saj, Lladrovci ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për familjen e të ndjerit në këto momente të vështira.

Dy të rinjtë nga Kosova humbën jetën të mërkurën në plazhin e Shëngjin, pasi u morën nga dallgët gjatë larjes në det, ndërsa ngjarja ka shkaktuar pikëllim të madh në Kosovë dhe Shqipëri.

Leonid Aliu dhe Jetmir Binaku dyshohet të jenë futur për tu larë së bashku me 3 shokët e tjerë, Dion Myftari, Arbër Beqaj dhe Drilon Rrustemi por janë rrëmbyer nga dallgët e forta. Kanë qenë disa qytetarë që ndodheshin në zonë me Jet Ski, të cilët, në bashkëpunim me policinë, arritën të nxjerrin nga deti pesë të rinjtë, dy prej të cilëve pa shenja jete.

tragjedia në shëngjin leonid aliu dhe jetmir binaku

Lini një Përgjigje