TAGS-AT E JAVËS

Showbiz22 Qershor 2026, 15:53

25 mijë pupla dhe 480 mijë rruaza, detajet e fustanit të nusërisë që veshi Dua Lipa në Siçili

Shkruar nga Pamfleti
25 mijë pupla dhe 480 mijë rruaza, detajet e fustanit të
25 mijë pupla dhe 480 mijë rruaza, detajet e fustanit të nusërisë që veshi Dua Lipa në Siçili

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me aktorin Callum Turner në një ceremoni private të zhvilluar në Sicili, Itali.

Sipas mediave ndërkombëtare të modës dhe argëtimit, ceremonia ka qenë pjesë e një feste disa-ditore, e organizuar në një vilë historike në Palermo, ku kanë marrë pjesë edhe emra të njohur të industrisë së showbiz-it.

Vëmendja kryesore është përqendruar te paraqitja e artistes në ditën e madhe, ku ajo ka veshur një fustan ‘haute couture’ nga Chanel.

Krijimi luksoz, i punuar me detaje artizanale, përfshinte qindra mijëra rruaza të qëndisura me dorë, mijëra pupla dhe një vello të gjatë, duke u cilësuar nga mediat e modës si një nga veshjet më të detajuara të sezonit bridal.

Sipas raportimeve, fustani është realizuar në atelierët e Chanel në Paris dhe ka kërkuar mijëra orë punë nga mjeshtrit e shtëpisë franceze të modës.

Dasma vjen pas një ceremonie civile të mbajtur më herët në Londër, ndërsa festimet në Itali kanë shënuar kulmin e lidhjes së çiftit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by WedVibes Media (@wed_vibes)

dua lipa fustan nuserie

Lini një Përgjigje