Të hënën mbrëma u zhvillua finalja e edicionit të tretë të spektaklit “Ferma VIP”, ku fituese u shpall shkrimtarja dhe poetja Mimoza Ahmeti, pas një rrugëtimi të gjatë në format.
Menjëherë pas finales, ekipi i programit organizoi një festë përmbyllëse, ku u mblodhën ish-fermerët, opinonistët dhe pjesa më e madhe e stafit të produksionit për të festuar përfundimin e sezonit.
Megjithatë, vëmendjen e të pranishmëve dhe të rrjeteve sociale e ka tërhequr mungesa e dy figurave kryesore të projektit: moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj.
Sipas raportimeve dhe dëshmive nga të pranishmit, mungesa e tyre është vënë re menjëherë gjatë festës, duke krijuar habi mes pjesëmarrësve.
“Ishte e habitshme. Të gjithë i prisnin, por asnjëri nuk erdhi”, është shprehur për Prive By Liberta Spahiu një nga të ftuarit në festë.
Kjo mungesë ka nxitur diskutime në rrjet, ku janë shtuar pikëpyetjet nëse bëhet fjalë për angazhime personale apo për një vendim të qëllimshëm për të mos marrë pjesë në event.
Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, priten zhvillime të tjera në lidhje me vazhdimësinë e formatit, përfshirë edhe ndryshime të mundshme në programin “Post Ferma”, ku sërish çifti nuk do jetë prezent.
Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Arbana Osmani apo Eduart Grishaj lidhur me mungesën e tyre në festë.

Lini një Përgjigje