TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Prill 2026, 15:12

Teori konspirative? Mira Murati mund të jetë kryeministrja e ardhshme e Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti
Teori konspirative? Mira Murati mund të jetë kryeministrja e ardhshme
Mira Murati

Këtë javë në “Rrethi katror” u diskutuan një sërë zhvillimesh nga vendi dhe bota, ku vëmendje të veçantë morën deklaratat e të ftuarit Alfred Çako.

Gjatë bisedës në studio, Çako u shpreh se disponon informacione sipas të cilave shqiptarja e njohur Mira Murati ka marrë pjesë në një bord që ai e quajti “Qeveria Botërore në Hije”.

Sipas tij, kjo do të ishte hera e parë që një shqiptare merr pjesë në një strukturë të tillë, të cilën ai e lidh me diskutime globale mbi inteligjencën artificiale dhe robotizimin.

“Për herë të parë në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe një shqiptare, Mira Murati, si përfaqësuese e agjencive të AI në SHBA,” u shpreh Çako, duke shtuar se në takime të tilla janë diskutuar tema si automatizimi i ekonomisë dhe zhvillimet e robotikës në dekadat e ardhshme.

Ai shkoi më tej duke bërë edhe deklarata të tjera lidhur me agjenda globale, duke i lidhur ato me ndryshime ekonomike dhe sociale në nivel botëror.

Po ashtu, në studio u përmendën edhe spekulime të mëparshme sipas të cilave Mira Murati mund të përfshihet në role të larta politike në Shqipëri, përfshirë edhe aludime për postin e kryeministres, pretendime të cilat mbeten të pakonfirmuara.

Deklaratat e bëra në emision nuk janë të shoqëruara me prova publike dhe mbeten në nivel qëndrimesh personale të të ftuarit.

Teori konspirative? Mira Murati mund të jetë kryeministrja e ardhshme

mira murati kryeministre alfred cako

Lini një Përgjigje