TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Prill 2026, 15:35

Hakmarrje e çuditshme/ Bën sherr me bashkëshortin, gruaja hedh nga ballkoni 162 mijë dollarë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Hakmarrje e çuditshme/ Bën sherr me bashkëshortin, gruaja hedh
Hakmarrje e çuditshme/ Bën sherr me bashkëshortin, gruaja hedh nga ballkoni 162 mijë dollarë

Një incident i pazakontë ka alarmuar autoritetet në Guangdong, në Kinë, ku një grua është filmuar duke hedhur nga dritarja e apartamentit të saj një shumë të konsiderueshme parash, të vlerësuara rreth 162 mijë dollarë.

Pamjet që po qarkullojnë në rrjet tregojnë kartëmonedha që bien nga një ndërtesë shumëkatëshe, duke shkaktuar kaos në zonë, ndërsa banorë dhe kalimtarë janë parë duke u përpjekur të mbledhin paratë e shpërndara në rrugë.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për kartëmonedha prej 1,000 dollarësh të Hong Kongut, të cilat administrata e pallatit i ka konfirmuar si autentike.

Burime të ndryshme e lidhin ngjarjen me një konflikt familjar mes gruas dhe bashkëshortit të saj, ndërsa të tjera raportime sugjerojnë se ajo mund të ketë qenë nën ndikim të një gjendjeje të rënduar emocionale pas lajmeve për shëndetin e një të afërmi.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit dhe i kanë bërë thirrje qytetarëve që kanë marrë para të dorëzojnë shumën përkatëse, pasi ajo konsiderohet pjesë e një hetimi zyrtar në vijim.

 

hakmarrja kine

Lini një Përgjigje