Në Teksas po zhvillohet sfida e parë e grupit L mes Anglisë dhe Kroacisë, një përballje që ka dhuruar emocione dhe raste të shumta në pjesën e parë, sfidë e cila u mbyll në barazim 2-2.
Anglia e drejtuar nga Tomas Tuhel e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe gjeti shpejt avantazhin. Në minutën e 9-të, Luka Modriç shkaktoi një penallti pas ndërhyrjes ndaj Noni Madueke brenda zonës. Arbitri francez Klement Tërpin akordoi menjëherë goditjen nga pika e bardhë.
Herri Kejn mori përsipër ekzekutimin, por tentativa e tij e parë u prit nga portieri Dominik Livakoviç. Megjithatë, penalltia u përsërit pasi gardiani kroat kishte lëvizur para kohe nga vija e portës. Në përpjekjen e dytë, sulmuesi anglez nuk gaboi dhe kaloi ekipin e tij në avantazh.
Kroacia reagoi në minutën e 36-të. Pas një aksioni të shpejtë, Petar Susiç shërbeu një asist të shkëlqyer për Martin Baturinën, i cili realizoi me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, duke barazuar shifrat.
Megjithatë, festa kroate zgjati pak. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Anglia riktheu epërsinë. Deklan Rajs krosoi nga goditja e këndit, ndërsa Herri Kejn u shkëput më lart se mbrojtësit kundërshtarë dhe dërgoi topin në rrjetë me kokë për golin e dytë personal.
Goli i barazimit erdhi në minutat shtesë. Një super pasim në zonë i Mario Pasaliç, asistoi Ivan Perisiç dhe Petar Musa mposht Xhordan Pikford. Pjesa e parë u mbyll 2-2.
Lini një Përgjigje