
Në minutat e fundit, Messi vulosi fitoren duke shënuar golin e dytë në minutën 90+5...
Në ndeshjen e grupit të Kampionatit Botëror, Argjentina fitoi bindshëm ndaj Austrisë me rezultatin 2-0, duke siguruar tre pikë të rëndësishme në Round 2.
Lionel Messi ishte ylli i takimit, edhe pse nisi me një penallti të humbur në minutën e 9-të. Sulmuesi argjentinas u rikthye në minutën e 38-të duke shënuar golin e parë pas asistimit të Medina, duke i dhënë Argjentinës avantazhin (1-0) në pjesën e parë.
Argjentina ruajti kontrollin e lojës gjatë gjithë ndeshjes dhe bëri disa ndryshime taktike. Austria u përpoq të reagojë, por nuk arriti të krijonte raste të rrezikshme.
Në minutat e fundit, Messi vulosi fitoren duke shënuar golin e dytë në minutën 90+5, duke çuar rezultatin në 2-0 përfundimtar. Ky gol i dha Argjentinës një fitore të merituar dhe tre pikë të plota që e dërgojnë në krye të grupit dhe kualifikojnë atë zyrtarisht për në raundin tjetër.
Vlen të theksohet se në këtë ndeshje, Messi theu dy rekorde duke u kthyer nga dështak në hero. I pari ishte negativ pasi humbja e penalltisë e bëri atë lojtarin me më shumë penallti të humbura në një kampionat botëror.
Por dy golat e shënuar më pas e ngjisin atë në piedestal në Kupën e Botës, me 18 gola duke e bërë atë golashënuesin më të mirë në historinë e Botërorëve. Me këtë rekord Messi kaloi legjendën gjermane Miroslav Klose i cili kishte 16 gola.
Lini një Përgjigje