TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Qershor 2026, 13:31

Botërori 2026/ Franca rikthehet në fushë, sonte sfida kundër Irakut!

Shkruar nga Pamfleti

Botërori 2026/ Franca rikthehet në fushë, sonte sfida kundër

Pas suksesit në ndeshjen e parë të grupit ndaj Senegalit, Franca rikthehet sonte në fushë me synimin për të hedhur një tjetër hap drejt fazës së ardhshme të turneut. Nënkampionët e botës do të përballen me Irakun në orën 23:00, në një sfidë ku konsiderohen favoritë absolutë për të marrë tri pikët.

Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Didier Deschamps nuk pritet ta nënvlerësojë kundërshtarin, pasi ky Botëror ka prodhuar jo pak surpriza dhe ka treguar se diferencat në letër jo gjithmonë reflektohen në fushë. Përveç fitores, për Francën mund të ketë rëndësi edhe golavarazhi, i cili mund të luajë rol vendimtar në garën për vendin e parë në grup.

Në aspektin e formacionit, Deschamps nuk do të ketë sërish në dispozicion Aurelien Tchouameni, i cili vazhdon të jetë i dëmtuar. Në anën tjetër, vëmendja do të jetë e përqendruar te Kylian Mbappe, i cili është shumë pranë një arritjeje të rëndësishme personale. Nëse aktivizohet ndaj Irakut, sulmuesi francez do të regjistrojë ndeshjen e tij të 100-të me kombëtaren, duke e arritur këtë shifër në vetëm 27-vjeç. 

kupa e botes

Lini një Përgjigje