TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Qershor 2026, 07:36

Botërori 2026/ Golat e Haaland shkaktuan 'tërmet' në Norvegji, sizmografët regjistruan festën e tifozëve

Shkruar nga Pamfleti
Botërori 2026/ Golat e Haaland shkaktuan 'tërmet' në
Golat e Haaland shkaktuan 'tërmet' në Norvegji

Norvegjia e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e saj në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Irakun me rezultat të thellë 4-1 në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve. Në qendër të vëmendjes ishte edhe një herë sulmuesi Erling Haaland, i cili realizoi dy gola dhe udhëhoqi skuadrën drejt një fitoreje bindëse.

Ylli i Manchester Cityt shënoi dy herë në pjesën e parë, duke realizuar gjithashtu golin e parë të Norvegjisë në një Kupë Bote pas plot 28 vitesh mungesë nga skena më e madhe e futbollit.


Megjithatë, ajo që bëri më shumë bujë pas ndeshjes nuk ishte vetëm paraqitja e Haaland, por edhe një fenomen i pazakontë i regjistruar nga institucionet sizmologjike të vendit.

golat e haaland \'tërmet\' në norvegji

Lini një Përgjigje