TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Korrik 2026, 16:53

Dalin në dritë detaje të reja nga humbja e Francës, Dembele u përplas me shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjes

Shkruar nga Pamfleti
Dalin në dritë detaje të reja nga humbja e Francës, Dembele
Osman Dembele

Kanë dalë në pah detaje të reja nga prapaskenat e humbjes së Francës përballë Spanjës në Kupën e Botës. Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, atmosfera në dhomat e zhveshjes së "Gjelave" gjatë pushimit mes pjesëve ka qenë mjaft e tensionuar.

Raportohet se Osman Dembele ka reaguar ashpër ndaj bashkëlojtarëve, duke kritikuar mënyrën se si skuadra po ushtronte presion ndaj kundërshtarit. Sulmuesi i PSG-së ka shprehur pakënaqësi për mungesën e koordinimit në fazën mbrojtëse, duke theksuar se kjo po i krijonte Spanjës hapësira dhe avantazh në lojë.

Sipas medias franceze, kritikat e Dembele nuk janë pritur mirë nga disa lojtarë të Francës, të cilët janë ndier të bezdisur nga mënyra e komunikimit të tij. Debati ka sjellë tensione në dhomat e zhveshjes, në një moment delikat kur ekipi po kërkonte një reagim për të ndryshuar rrjedhën e takimit.

Eliminimi nga Spanja i dha fund aventurës së Francës në Kupën e Botës, ndërsa zbulimet e “L’Equipe” nxjerrin në pah klimën e vështirë që mbizotëroi brenda skuadrës gjatë asaj sfide.

osman dembele sulmuesi francez

Lini një Përgjigje