Teoritë konspirative nuk kanë munguar as në këtë edicion të Botërorit, ndërsa një prej tyre lidhet me ndeshjen mes Austrisë dhe Algjerisë. Sipas këtyre spekulimeve, Austria mund të mos ketë interes të fitojë, nëse kjo do ta çonte përballë Spanjës në fazën e ardhshme të kompeticionit.
Llogaritë e grupit krijojnë disa skenarë interesantë. Edhe Algjeria mund të mos e shohë si të favorshëm përfundimin në vendin e dytë, pasi ky pozicion, në rast se Spanja e mbyll grupin e saj në krye, do të sillte një përballje me iberikët.
Nga ana tjetër, Spanja do të përballet me Uruguain dhe mbetet favorite për ta mbyllur grupin në vendin e parë. Nëse ky skenar realizohet, atëherë renditja përfundimtare e Austrisë dhe Algjerisë mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në kundërshtarin që do të kenë në fazën eliminatore.
Austria dhe Algjeria do të ndeshen të dielën, më 28 qershor, në orën 04:00. Megjithatë, çdo diskutim për një rezultat të qëllimshëm mbetet në nivel spekulimesh, ndërsa gjithçka do të vendoset në fushën e lojës.
Lini një Përgjigje