TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Korrik 2026, 15:35

Fundi i një epoke, Brazili dhe Gjermania nuk ‘prekin’ çerekfinalet

Shkruar nga Pamfleti
Fundi i një epoke, Brazili dhe Gjermania nuk ‘prekin’
(Djathtas), Mario Gotze shënon për të fituar Kupën e Botës për Gjermaninë në vitin 2014! (Majtas) Pele i ngritur mbi supet e shokëve të tij të ekipit pasi Brazili fitoi Kupën e Botës në vitin 1970

Që nga viti 1934 e tutje, Brazili dhe/ose Gjermania kanë arritur të paktën në çerekfinale, me brazilianët që kanë fituar pesë tituj dhe gjermanët që kanë marrë tre...

Për herë të parë që nga fillimi i Kupës së Botës, as Gjermania dhe as Brazili nuk do të jenë pjesë e tetë finaleve të turneut. Dominimi i tyre zgjati gati 100 vjet. Në vitin 1930, turneu shkoi direkt nga faza e grupeve në gjysmëfinale, nuk pati tetë të fundit, dhe ndërsa Gjermania nuk mori pjesë, Brazili dështoi të kalonte në fazën eliminatore.

Që nga viti 1934 e tutje, Brazili dhe/ose Gjermania kanë arritur të paktën në çerekfinale, me brazilianët që kanë fituar pesë tituj dhe gjermanët që kanë marrë tre. Por epoka e të mëdhenjëve duket se ka marrë fund. 

Ja një përmbledhje e të gjithë Botërorëve:

1930: Brazili (faza e grupeve), Gjermania (nuk u kualifikua).

1934: Brazili (raundi i 16-të), Gjermania (vendi i 3-të)

1938: Brazili (i 3-ti), Gjermania (raundi i parë)

1950: Brazili (i dyti), Gjermania (e ndaluar)

1954: Brazili (çerekfinalet), Gjermania Perëndimore (Kampione)

1958: Brazili (Kampion), Gjermania Perëndimore (vendi i 4-t)

1962: Brazili (Kampion), Gjermania Perëndimore (çerekfinalet)

1966: Brazili (faza e grupeve), Gjermania Perëndimore (vendi i 2-të)

1970: Brazili (Kampion), Gjermania Perëndimore (vendi i 3-të)

1974: Brazili (i 4-ti), Gjermania Perëndimore (Kampione)

1978: Brazili (i 3-ti), Gjermania Perëndimore (çerekfinalet)

1982: Brazili (faza e dytë e grupeve), Gjermania Perëndimore (vendi i dytë)

1986: Brazili (çerekfinalet), Gjermania Perëndimore (vendi i 2-të)

1990: Brazili (raundi i 16-të), Gjermania Perëndimore (Kampione)

1994: Brazili (Kampion), Gjermania (çerekfinalet)

1998: Brazili (i 2-ti), Gjermania (çerekfinalet)

2002: Brazili (Kampion), Gjermania (vendi i 2-të)

2006: Brazili (çerekfinalet), Gjermania (vendi i 3-të)

2010: Brazili (çerekfinalet), Gjermania (vendi i 3-të)

2014: Brazili (i 4-ti), Gjermania (Kampione)

2018: Brazili (çerekfinalet), Gjermania (faza e grupeve)

2022: Brazili (çerekfinalet), Gjermania (faza e grupeve)

2026: Brazili (raundi i 16-të), Gjermania (raundi i 32-të), fundi i epokës.

 

brazili gjermania

Lini një Përgjigje