TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Qershor 2026, 09:34

Gjermania thyen mallkimin e Botërorëve, kur ishte hera e fundit që “Panzerat” kaluan grupet

Shkruar nga Pamfleti

Gjermania thyen mallkimin e Botërorëve, kur ishte hera e fundit

Kombëtarja e Gjermanisë ka prerë biletën për në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026, duke lënë pas periudhën e vështirë që e kishte shoqëruar në dy edicionet e fundit të turneut.

Pas dështimeve të njëpasnjëshme në Botërorin e Rusisë 2018 dhe atë të Katarit 2022, ku u eliminua që në fazën e grupeve, skuadra gjermane ka arritur të rikthehet mes ekipeve pretendente. Fitorja 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë i ka siguruar “Panzerave” kalimin në raundin e 32 skuadrave më të mira të kompeticionit.

Për Gjermaninë, ky është kualifikimi i parë nga faza e grupeve në një Kampionat Botëror që nga viti 2014. Në atë edicion, të zhvilluar në Brazil, gjermanët kurorëzuan një nga sukseset më të mëdha në historinë e tyre, duke fituar titullin kampion bote pas triumfit në finalen ndaj Argjentinës.

Rrugëtimi i fundit i Gjermanisë në Kupat e Botës:

2026 (SHBA, Kanada, Meksikë) – Siguron kualifikimin në raundin e 32 skuadrave.
2022 (Katar) – Eliminohet në fazën e grupeve.
2018 (Rusi) – Eliminohet në fazën e grupeve.
2014 (Brazil) – Kalon fazën e grupeve dhe shpallet kampione e botës.

Lini një Përgjigje