TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Korrik 2026, 17:36

FIFA favorizon Portugalinë e Kristiano Ronaldos, rregullorja konfirmon golin e barazimit të Kroacisë (Foto-Video)

Shkruar nga Pamfleti
FIFA favorizon Portugalinë e Kristiano Ronaldos, rregullorja konfirmon
Portigali-Kroacisë

Kroacisë iu anulua një gol në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Portugalisë, një vendim që ndikoi në ecurinë e sfidës dhe favorizoi portugezët në rrugën drejt kualifikimit në fazën e 1/8-ave.

Pas polemikave të shumta, FIFA publikoi një sqarim zyrtar, duke bërë të ditur se teknologjia konstatoi një prekje të topit nga Igor Matanoviç përpara golit. Sipas interpretimeve të ngritura pas publikimit të pamjeve televizive, kjo prekje mund të ketë ndodhur me flokët e sulmuesit.

Megjithatë, ky shpjegim ka nxitur reagime, pasi rregullorja e FIFA-s përcakton se flokët konsiderohen pjesë e trupit vetëm nëse ndikojnë në lëvizjen ose trajektoren e topit.


"Flokët konsiderohen pjesë e trupit vetëm nëse ndikojnë në lëvizjen ose trajektoren e topit. Kjo ka gjasa të ndodhë vetëm në raste kur topi bie në kontakt të konsiderueshëm me një masë flokësh, siç është, për shembull, një topuz i lidhur në majë të kokës", thuhet në rregulloren e FIFA-s për pozicionin jashtë loje.

Vendimi i VAR-it ka rikthyer në qendër të debatit përdorimin e teknologjisë në futboll, ndërsa interpretimi i rregullave vazhdon të ndajë opinionet. Deri tani, FIFA ka mbështetur vendimin e marrë në fushë, por polemikat rreth anulimit të golit mbeten të hapura.

FIFA favorizon Portugalinë e Kristiano Ronaldos, rregullorja konfirmon

portugali goli i kroacisë fifa kupa e botës

Lini një Përgjigje