TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Korrik 2026, 18:10

Tronditet kombëtarja afrikane, 8 futbollistë rezultojnë pozitiv me doping në Kupën e Botës

Shkruar nga Pamfleti
Tronditet kombëtarja afrikane, 8 futbollistë rezultojnë pozitiv
Kupa e Botës

Eliminimi i Tunizisë që në fazën e grupeve të Botërorit u konsiderua një zhgënjim i madh për përfaqësuesen afrikane. Ndërkohë, një tjetër zhvillim ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Sipas raportimit të “Daily Mail”, tetë futbollistë të kombëtares tuniziane kanë rezultuar pozitivë në testet antidoping për praninë e clenbuterol, një substancë e ndaluar nga Agjencia Botërore Antidoping (WADA).

Clenbuterol përdoret në disa vende si përbërës në medikamente për trajtimin e problemeve të rrugëve të frymëmarrjes. Megjithatë, sipas raportimit, dyshohet se futbollistët mund ta kenë marrë këtë substancë në mënyrë të pavullnetshme, përmes konsumimit të mishit të kontaminuar.

Për momentin, gjasat për masa disiplinore ose pezullime ndaj lojtarëve konsiderohen të vogla, pasi indiciet e deritanishme sugjerojnë se ekspozimi ndaj substancës ka qenë i paqëllimshëm. Megjithatë, pritet që autoritetet kompetente të përfundojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.

Në aspektin sportiv, Tunizia e mbylli aventurën në Botëror pa asnjë pikë në grup. Nga i njëjti grup, edhe Holanda, Japonia dhe Suedia u eliminuan në fazat pasuese të turneut.

kombëtarja e tunizisë substancat doping

Lini një Përgjigje