TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Korrik 2026, 18:58

Igli Tare e kërkoi me ngulm kur ishte drejtor sportiv, Milani mbyll marrëveshjen me mbrojtësin e Lacios për 25 mln euro

Shkruar nga Pamfleti
Igli Tare e kërkoi me ngulm kur ishte drejtor sportiv, Milani mbyll
Drejtuesit e Milanit

Milani ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e Mario Gilës nga Lacio, duke siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit spanjoll për pesë sezonet e ardhshme.

Sipas raportimeve nga Italia, 25-vjeçari do të përfitojë një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, ndërsa Lacio do të arkëtojë 25 milionë euro si pjesë fikse të marrëveshjes. Kontrata parashikon edhe 5 milionë euro të tjera në formën e bonuseve, duke e çuar vlerën totale të operacionit në 30 milionë euro.

Oferta e Milanit rezultoi më e lartë se ajo e Napolit, i cili kishte shfaqur interes konkret për mbrojtësin. Në garë për Gilën ishte përfolur edhe Atalanta, por kuqezinjtë arritën të bindnin si klubin kryeqytetas, ashtu edhe vetë lojtarin.

Igli Tare e kërkoi me ngulm kur ishte drejtor sportiv, Milani mbyll

Mario Gila konsiderohej prej kohësh një nga objektivat kryesorë të Milanit dhe kishte qenë një kërkesë e ish-drejtorit sportiv Igli Tare. Edhe pas largimit të tij nga drejtimi sportiv, klubi nuk hoqi dorë nga pista për mbrojtësin spanjoll, duke finalizuar negociatat në këtë merkato.

Një faktor që lehtësoi transferimin ishte edhe situata kontraktuale e lojtarit, të cilit i kishte mbetur vetëm një vit nga marrëveshja me Lacion. Për këtë arsye, klubi bardhekaltër vendosi të mos rrezikonte largimin e tij me parametër zero në verën e ardhshme.

Me afrimin e Gilës, Milani vijon të përforcojë organikën pas ndërhyrjeve të rëndësishme në merkaton e verës. Pas investimeve në repartin ofensiv, drejtuesit kuqezi kanë kthyer vëmendjen te mbrojtja, me synimin për t'i dhënë trajnerit Ruben Amorim një skuadër sa më konkurruese për sezonin e ri.

mario gila mbrojtësi i lacios milan

Lini një Përgjigje