TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Korrik 2023, 18:14

“Keqkuptim mes meje dhe tifozëve”, Xhaka flet pas largimit nga Arsenali dhe kujton momentin kur iu hoq shiriti: Do mundohem të bëj më pak gabime

Shkruar nga Pamfleti

“Keqkuptim mes meje dhe tifozëve”, Xhaka flet pas largimit nga

Granit Xhaka përfundoi transferimin te Bajer Leverkusen për shumën prej rreth 25 milionë euro, teksa ai nisi të ftohej më shumë me Arsenalin kur iu hoq shiriti i kapitenit, pasi reagoi me zemërim ndaj sulmeve të tifozëve ndaj tij, kur u zëvendësua në ndeshjen e Premier Ligës kundër Kristal Palas.

Në atë kohë, shumë prisnin që incidenti të shënonte fundin e kohës së tij në “Emirates”, por ai u riintegrua nga Mikel Arteta dhe luajti një rol kyç në ringjalljen e ekipit. Duke reflektuar mbi incidentin, në një intervistë për “Blick”, Xhaka ka folur për këtë gjë dhe shumë të tjera.

Unë isha kapiten i Arsenalit në vitin 2019. Më pas erdhi ajo histori me tifozët. Unë kurrë nuk kam pasur probleme me lojtarët dhe klubin; ishte më shumë një keqkuptim mes meje dhe tifozëve. Rikthimi tek Arsenali më pas më dha edhe më shumë forcë.

Kam mundur të tregoj se çfarë personaliteti kam unë. Nuk më pëlqen të flas për veten time. Por mund të lavdërosh edhe veten nëse gazetarët nuk të lavdërojnë aq shumë. Seriozisht, mëson nga gjëra të tilla.

Ti bëhesh më i fortë. Në fund më lejuan të largohesha me duartrokitje të mëdha. Ky ishte qëllimi im numër një. A jam një lider? Nuk do ta thosha këtë. Jam i sigurt që do të bëj akoma gabime, kjo është pjesë e jetës. Por sigurisht, më pak se më parë”, tha Xhaka.

granit xhaka mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje