TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Maj 2026, 21:27

Kosova 10 vite në FIFA, Xhani Infantino uron “dardanët”: Po frymëzoni brezat e rinj

Shkruar nga Pamfleti
Kosova 10 vite në FIFA, Xhani Infantino uron “dardanët”:
agim ademi-xhani infantino

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, ka uruar Federatën e Futbollit të Kosovës me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit në organizatën më të madhe të futbollit botëror.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Infantino vlerësoi rrugëtimin e futbollit kosovar gjatë dhjetë viteve të fundit, duke theksuar progresin e vazhdueshëm dhe ndikimin pozitiv që sporti ka pasur te të rinjtë dhe tifozët në Kosovë.

Përgëzime Federatës së Futbollit të Kosovës për kremtimin e 10 viteve si federatë anëtare e FIFA-s. Gjatë dekadës së kaluar, futbolli në Kosovë ka vazhduar të rritet dhe të frymëzojë shumë lojtarë të rinj dhe tifozë”, ka shkruar Infantino.

Kreu i FIFA-s riafirmoi gjithashtu përkushtimin e institucionit që drejton për të mbështetur zhvillimin e futbollit në Kosovë. Në mesazhin e tij, ai përmendi kontributin e ish-presidentit të ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrri, si dhe punën e presidentit aktual, Agim Ademi.

FIFA mbetet e përkushtuar në mbështetjen e zhvillimit të lojës në Kosovë, i cili fillimisht u mbikëqyr nën udhëheqjen e Fadil Vokrrit dhe vazhdon edhe sot nga Agim Ademi dhe ekipi i tij”, thuhet në deklaratën e Infantinos.

Kosova u pranua zyrtarisht në FIFA më 13 maj 2016, në një moment që konsiderohet ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e sportit kosovar.

xhani infantino presidenti i fifa kosova

Lini një Përgjigje