TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Korrik 2026, 16:37

Kristjan Asllanit i shtrohet rruga e largimit nga Interi, Kaljari akord për 12 mln euro me rivalët e Serisë A

Shkruar nga Pamfleti
Kristjan Asllanit i shtrohet rruga e largimit nga Interi, Kaljari akord për
Kristjan Asllani

Atalanta ka arritur marrëveshjen me Kaljarin për transferimin e mesfushorit Xhanluka Gaetano. Sipas raportimeve, marrëveshja është mbyllur për 12 milionë euro, ndërsa edhe 2 milionë euro të tjera do të përfitohen përmes bonuseve të lidhura me performancën.

Largimi i Gaetanos nga Kaljari ka rikthyer në qendër të vëmendjes emrin e Kristjan Asllanit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare shihet si një nga alternativat kryesore për të zëvendësuar italianin në skuadrën sardine.

Fillimisht, Atalanta kërkonte 18 milionë euro për kartonin e Gaetanos, por negociatat mes palëve përfunduan me sukses dhe marrëveshja u arrit në një vlerë më të ulët. Vizitat mjekësore të futbollistit pritet të zhvillohen gjatë ditës së nesërme, përpara zyrtarizimit të transferimit.

Ndërkohë, e ardhmja e Kristjan Asllanit mbetet e hapur. Mesfushori shqiptar pritet të largohet nga Interi gjatë kësaj merkatoje vere, me klubin zikaltër që është në pritje të ofertës më të mirë. Përveç interesimit nga Kaljari, mediat italiane kanë përmendur edhe klube nga Turqia dhe Arabia Saudite si destinacione të mundshme për 23-vjeçarin.

kristjan asllani mesfushori shqiptar kaljari

Lini një Përgjigje