Adrian Bajrami do të vijojë karrierën në Portugali, pasi Braga ka arritur marrëveshjen me Luzernën për transferimin e mbrojtësit shqiptar.
Pas ndryshimit të vendimit për të ardhmen e tij, 24-vjeçari rikthehet në futbollin portugez, ku më parë ka qenë pjesë e Benfikës. Tashmë mbeten vetëm testet mjekësore dhe prezantimi zyrtar për të finalizuar transferimin.
Bajrami kishte edhe dy vite kontratë me Luzernën. Klubi zviceran kishte investuar rreth 900 mijë euro në janar për të siguruar kartonin e tij, por aventura në Zvicër rezultoi e shkurtër.

Gjatë periudhës së tij te Benfika, mbrojtësi regjistroi gjashtë paraqitje me ekipin e parë, duke realizuar edhe një gol.
Në nivel ndërkombëtar, Bajrami ishte në qendër të vëmendjes pas vendimit për t'u larguar nga Kombëtarja e Shqipërisë, ndërsa më pas nuk u përfshi nga ekipi i Zvicrës për Kupën e Botës.
Te Braga, ai nis një kapitull të ri në karrierë, me klubin portugez që këtë sezon do të garojë edhe në fazën kualifikuese të Ligës së Konferencës.
Lini një Përgjigje