Është norvegjez, por pamja e tij të kujton Ivan Dragon e filmit “Rocky”. Afro dy metra i gjatë, trupmadh, me tipare të ashpra dhe një qetësi karakteristike edhe pasi shënon gola. Megjithatë, buzëqeshja nuk i largohet pothuajse kurrë nga fytyra.
Erling Braut Haland po udhëheq Norvegjinë, duke e çuar për herë të parë në histori deri në çerekfinale të një Kampionati Botëror. Dhe e ka arritur këtë në pjesëmarrjen e tij të parë në turneun më të madh të futbollit.
Sonte në mesnatë, përballë Anglisë, kombëtares që mund ta përfaqësonte, pasi ka lindur në Lids, Haaland dhe Norvegjia kanë mundësinë të shkruajnë një tjetër kapitull historik. Por pavarësisht rezultatit, 25-vjeçari tashmë ka fituar zemrat e tifozëve si një nga yjet më simpatikë të këtij Botërori.
You voted. Erling Haaland's stunning finish against Brazil is your Goal of the Round of 16. ????#FIFAWorldCup #Hyundai #HyundaiGOTT2026 #GoalOfTheTournament @Hyundai_Global pic.twitter.com/Dtx30HxD91
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) July 10, 2026
Ai nuk spikat vetëm për instinktin e golit, duke qenë mes golashënuesve më të mirë të turneut, vetëm një gol pas Lionel Mesit dhe Kilian Mbape. Personaliteti i tij, humori dhe vetëironia e kanë bërë një nga figurat më të dashura të Kupës së Botës, duke dhënë shpesh përshtypjen e një fëmije që sapo ka realizuar ëndrrën e jetës.
Pas fitores ndaj Brazilit, ishte ai që udhëhoqi festën tradicionale norvegjeze me thirrjen "Ro!", ndërsa më pas u pa duke festuar në dhomat e zhveshjes me princeshën Ingrid Aleksandra të Norvegjisë dhe vëllain e saj.
Here come the… Vikings ???????????????? pic.twitter.com/eIil4dEeqW
— Erling Haaland (@Erling) July 10, 2026
Djaloshi që askush nuk e konsideronte talent të jashtëzakonshëm
Historia e Haland është edhe më mbresëlënëse për faktin se në fillimet e tij nuk konsiderohej një fenomen.
Në vitin 2014, gjatë një kampi të Federatës Norvegjeze në Stavanger, ai ishte mes 30 futbollistëve më të mirë të lindur në vitin 2000. Në fund të grumbullimit trajnerëve iu kërkua të zgjidhnin lojtarin që besonin se do të arrinte sukses ndërkombëtar.
Asnjëri nuk vendosi shenjë pranë emrit të Erling Haland
Pak kohë më vonë gjithçka ndryshoi. Vëllai i tij, Astor, ka treguar se Erling u rrit rreth 20 centimetra brenda një viti dhe shtoi afro 20 kilogramë masë trupore, duke kaluar në gjatësi edhe babanë e tij, Alf-Inge Haland.
Por vetëbesimi nuk i mungonte kurrë. Ish-kapiteni i Norvegjisë, Brede Hangeland, kujton se në një kamp stërvitor Haland, vetëm 14 vjeç, fliste me bindje se do të bëhej sulmuesi më i mirë në botë.
"Shumica e djemve 14-vjeçarë mezi më shikonin në sy. Jo Haland", kujton Hangeland.
Sot, statistikat e justifikojnë atë vetëbesim. Ai ka realizuar 297 gola në 364 ndeshje me Molde, Salcburgun, Borusian e Dortmundit dhe Mançester Siti, ndërsa me Norvegjinë ka shënuar 62 gola në vetëm 54 ndeshje, duke gjetur rrugën e rrjetës në secilën nga 14 sfidat e fundit me kombëtaren.
Haaland: Born a Viking, forced to be a footballer ⚽️???? pic.twitter.com/lTgQ8PIggT
— Lucy (@TheLucyShow1) July 7, 2026
Pse në fanellë mban edhe mbiemrin e nënës
Në fanellën e Mançester Sitit shkruhet thjesht "Haland", por me kombëtaren norvegjeze ai përdor emrin e plotë "Braut Haland", duke nderuar edhe mbiemrin e nënës së tij, Graj Marita Braut.
Në kulturën norvegjeze është e zakonshme që mbiemri të përfshijë edhe linjën familjare të nënës. Babai i tij, Alf-Inge Haland, ishte ish-futbollist i Premier Ligës dhe i kombëtares norvegjeze, ndërsa nëna ka qenë atlete elitare në shtatëgarësh.
Edhe në fillimet e karrierës te Salcburgu dhe Borusia e Dortmundit, sulmuesi prezantohej si Erling Braut Haland, përpara se ta shkurtonte emrin në klubet e fundit.
???????? While he's already spoken for, Haaland received a very nice hug from Norway's Princess Ingrid Alexandra after securing Norway's place in the World Cup quarter finals yesterday.
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) July 6, 2026
Now that's a man to watch.
Writer: Mhedipic.twitter.com/6XW1kR3YQ7
Libri 430-vjeçar që bleu për t'ia dhuruar qytetit të tij
Përtej futbollit, Haland ka treguar edhe një anë tjetër të personalitetit të tij.
Pak muaj më parë, ai dhe babai i tij blenë për 1.3 milionë korona norvegjeze (rreth 118 mijë euro) një botim të rrallë të vitit 1594 me rrëfime për mbretërit dhe luftëtarët vikingë, vepër e historianit mesjetar Snorri Sturluson.
Libri iu dhurua bibliotekës së qytetit Bryne, ku Haland u rrit, në mënyrë që të jetë i aksesueshëm për të gjithë.
Në atë kohë, sulmuesi norvegjez deklaroi:
"Dua që ky libër të jetë gjithmonë i hapur, në mënyrë që njerëzit të lexojnë për ata që vinin nga vendlindja ime, Bryne dhe Zharen. Unë pata fatin të realizoja ëndrrën time përmes futbollit dhe e di që jo të gjithë e kanë këtë mundësi. Librat u japin shumë më tepër njerëzve mundësinë të ëndërrojnë, të zbulojnë horizonte të reja dhe të gjejnë rrugën e tyre."
???????????? Rare clip of young Erling Haaland doing an interview pic.twitter.com/X4gDbNG7Bh
— ???????????????? ???????? (@KurdishFT) July 6, 2026
Haland, fenomen edhe në rrjetet sociale
Forma e jashtëzakonshme në Botëror është reflektuar edhe në popullaritetin e tij.
Në shtator ai hapi kanalin e tij në YouTube, ku publikon video me momente nga jeta jashtë fushës, duke treguar anën e tij gazmore dhe spontane.
????| BREAKING: ERLING BRAUT HAALAND sends Norway to the Round of 16. 5 WORLD CUP GOALS. 60 in 53 caps. 13 STRAIGHT international games scoring. Level with MESSI for the Golden Boot. The boy from Bryne who chose Norway over England never misses when it matters???? #Haaland #Norway… pic.twitter.com/zfTGQLdzGv
— Zarf (@ZarfClips) June 30, 2026
Në rrjetet sociale ai nuk heziton të bëjë humor edhe me pamjen e tij, duke e krahasuar veten me Shrek-un apo personazhin japonez Majin Bu. Pikërisht kjo vetëironi e ka bërë edhe më të dashur për publikun.
Vetëm gjatë muajit të fundit, profili i tij në Instagram fitoi afro 18 milionë ndjekës të rinj. Sipas platformës Social Blade, pesë milionë prej tyre u shtuan vetëm brenda 24 orëve pas dy golave që realizoi ndaj Brazilit.
This is why we love Erling Haaland ???? pic.twitter.com/sOvRUoZhqo
— Premier League (@premierleague) July 11, 2026
Edhe kanali i tij në YouTube fitoi rreth 900 mijë abonentë të rinj, ndërsa kërkimet për emrin e tij në Google u shoqëruan me një animacion të veçantë me ritme daullesh dhe simbole norvegjeze, dëshmi e ndikimit global që Haland ka fituar gjatë këtij Botërori./"Protothema", përshtati në shqip, Pamfleti
????????❤️ While playing for the Norway national team, Erling Haaland made a special request to the federation: that they include the surname “Braut” on his shirt. That’s why it reads Braut Haaland.
— Football Tweet ⚽ (@Footballtweet) July 7, 2026
Braut is the maiden name of his mother, Marita, who was a professional athlete and a… pic.twitter.com/17l8clRTe2
Ødegaard le dejó a Haaland hacer el remo vikingo con la hinchada de Noruega post batacazo a Brasil
— La Perla (@Perla_Londres) July 5, 2026
Y la emoción de Erling Braut pic.twitter.com/ZzaXAYLD2b
Haaland bought a rare manuscript that tells the story of Norway and their eventual conversion to Catholicism.
— ???????? (@Cityzen_Jnr) July 8, 2026
He bought the Heimskringla saga for 1.3 million Norwegian kroner (around £100,000 / $134,000) and donated it to his hometown library.
Written by the medieval Icelandic… pic.twitter.com/Q5NqUoEPcF
La mala lectura del mundo de los zurdos es fenomenal.
— José Luis #360 (@jlsantana) June 24, 2026
Freijo habla de los que se salen de lo tradicional y con Haaland -AL CONTRARIO- describe a un modelo de familia tradicionalísimo.
No sólo eso: Haaland se patinó 130.000 dólares en un ejemplar del sXIII del Heimskringla,… https://t.co/dKlr8vsxCP pic.twitter.com/9gmcyi3UDZ
Lini një Përgjigje