TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Korrik 2026, 17:48

Botërori që po “ha kokat” e trajnerëve, kush është tekniku i 15-të që largohet; qëndroi vetëm 18 ditë në pankinë

Shkruar nga Pamfleti
Botërori që po “ha kokat” e trajnerëve, kush
Trajneri francez, Herve Renard

Herve Renard nuk është më trajner i kombëtares së Tunizisë. Federata ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me teknikun francez vetëm 18 ditë pasi ai mori drejtimin e skuadrës, duke regjistruar kështu një nga largimet më të shpejta nga pankina pas Kupës së Botës.

57-vjeçari u emërua gjatë Botërorit, pasi Federata shkarkoi trajnerin Sabri Lamushi në përpjekje për t'i dhënë një impuls të ri përfaqësueses. Megjithatë, ndryshimi nuk solli rezultatet e dëshiruara.

Në dy ndeshjet e drejtuara nga Renard, Tunizia pësoi dy humbje të rënda. Fillimisht u mposht 4-0 nga Japonia, ndërsa më pas u mund 3-1 edhe nga Holanda, rezultate që bindën drejtuesit e federatës t'i japin fund bashkëpunimit.

Me këtë largim, Herve Renard bëhet trajneri i 15-të që largohet nga detyra pas përfundimit të Botërorit 2026.

Tunizia vendos gjithashtu një rekord të pazakontë në këtë edicion të Kupës së Botës, duke qenë e vetmja kombëtare që ndërroi dy trajnerë gjatë turneut: fillimisht me largimin e Sabri Lamushi dhe më pas me shkarkimin e Herve Renardit.

Trajnerët e larguar pas Botërorit:

Havier Aguirre (Meksikë)

Roberto Martínez (Portugali)

Julian Nagelsman (Gjermani)

Ronald Kuman (Holandë)

Karlos Kueiroz (Gana)

Hong Mjung-bo (Koreja e Jugut)

Stiv Klark (Skoci)

Miroslav Kubek (Çeki)

Xhamal Selami (Jordani)

Sabri Lamushi (Tunizi)

Zlatko Daliç (Kroaci)

Sebastian Bekaçese (Ekuador)

Marcelo Bielsa (Uruguai)

Hugo Bros (Afrika e Jugut)

Herve Renard (Tunizia)

herve renard tunizia tekniku francez

Lini një Përgjigje