TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Qershor 2026, 17:01

Nuk është Turqia surpriza e fazës së grupeve në Kupën e Botës, eliminimi i kësaj kombëtareje konsiderohet i papritur

Shkruar nga Pamfleti
Nuk është Turqia surpriza e fazës së grupeve në
Kupa e Botës

Botërori 2026 ishte konceptuar në mënyrë që faza e grupeve të prodhonte sa më pak surpriza. Me zgjerimin e turneut në 48 përfaqësuese dhe kualifikimin e 32 prej tyre në fazën me eliminim direkt, pritej që skuadrat favorite ta kishin më të lehtë kalimin më tej.

Në përgjithësi, ekipet më të mëdha arritën të siguronin kualifikimin, por nuk munguan edhe befasitë.

Një nga zhgënjimet më të mëdha ishte eliminimi i Turqisë. Përfaqësuesja turke pësoi dy humbje në grup dhe, pavarësisht fitores në ndeshjen e fundit ndaj Shteteve të Bashkuara, nuk arriti të siguronte një vend në fazën e 1/16-ave.

Megjithatë, surpriza më e madhe e kësaj faze ishte eliminimi i Uruguait. Skuadra amerikano-jugore e mbylli grupin pas debutueses së Kepit të Gjelbër dhe, me vetëm dy pikë të grumbulluara, nuk arriti të renditej as mes tetë përfaqësueseve më të mira të vendeve të treta.

Nga ana tjetër, Kepi i Gjelbër është historia më e bukur e fazës së grupeve. Edhe pse para nisjes së turneut i jepeshin vetëm 32% shanse për t'u kualifikuar, debutuesit arritën të marrin tre barazime dhe të sigurojnë një vend historik në fazën e 1/16-ave.

turqia uruguai kupa e botës

Lini një Përgjigje