TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Qershor 2026, 15:55

Nuk ka qetësi për Iranin, gjendet një kufomë e dekompozuar pranë stadiumit ku stërvitet kombëtarja aziatike

Shkruar nga Pamfleti
Nuk ka qetësi për Iranin, gjendet një kufomë e dekompozuar
kombëtarja e Iranit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Tijuana-s, në Meksikë, ku pranë qendrës stërvitore të kombëtares së Iranit është gjetur trupi i pajetë i një personi brenda një automjeti të parkuar pranë stadiumit “Estadio Caliente”.

Sipas raportimeve të mediave lokale, zbulimi është bërë mëngjesin e së premtes në parkingun e një supermarketi, përballë stadiumit ku përfaqësuesja iraniane po zhvillon përgatitjet për ndeshjen hapëse të Botërorit kundër Zelandës së Re.

Të dhënat paraprake tregojnë se një automjet gri tip “Toyota RAV4” kishte qëndruar i parkuar në të njëjtin vend për të paktën tre ditë. Brenda tij u gjet trupi i një personi, i cili, sipas autoriteteve, ndodhej në gjendje të avancuar dekompozimi.

Pas zbulimit, policia rrethoi menjëherë zonën dhe nisi procedurat hetimore. Hetuesit po punojnë për identifikimin e viktimës, si dhe për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të vdekjes.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë publikuar informacione shtesë mbi identitetin e personit apo mbi mundësinë e përfshirjes së elementëve kriminalë në këtë rast.

Ngjarja ka ngjallur shqetësim në zonën pranë vendgrumbullimit të kombëtares iraniane, e drejtuar nga trajneri Amir Ghalenoei. Megjithatë, sipas informacioneve të deritanishme, incidenti nuk ka ndikuar në programin dhe përgatitjet e ekipit për debutimin në Kupën e Botës.

kombëtarja e iranit

Lini një Përgjigje