TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Korrik 2026, 14:15

Mbajti peng për disa orë ish-partneren, dalin pamjet kur Refit Buzi lë të lirë 24-vjeçaren (Video) 

Shkruar nga Pamfleti
Mbajti peng për disa orë ish-partneren, dalin pamjet kur Refit Buzi
Pamjet kur Refit Buzi merr në krah dhe lë të lirë 24-vjeçaren

Në video shihet se si Buzi e merr të renë në krah, ecën disa metra larg vendit ku kishte ndaluar makinën dhe më pas e lë në anë të rrugës, duke u larguar menjëherë nga vendi.

Janë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur 35-vjeçari Refit Buzi liron ish-të fejuarën e tij, 24-vjeçaren Rozalinda Plaka, pasi e kishte mbajtur peng në automjet.

Në video shihet se si polici e merr të renë në krah, ecën disa metra larg vendit ku kishte ndaluar makinën dhe më pas e lë në anë të rrugës, duke u larguar menjëherë nga vendi.

Ditën e djeshme rreth orës 05:00, 35-vjeçari shkoi në banesën e ish-të fejuarës, ku qëlloi me armë zjarri ndaj prindërve të saj.


Si pasojë e të shtënave, babai i 24-vjeçares Kosta Plaka humbi jetën në vendngjarje, ndërsa nëna e saj Belere Plaka ndërroi jetë disa orë më vonë në spital, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Edhe pse u zhvilluan negociata për disa orë nga efektivët e RENEA-s me qëllim dorëzimin e tij, 35-vjeçari nuk pranoi të vetëdorëzohej dhe i dha fund jetës me armën e përdorur në krim.

Drejtori i Policisë së Fierit, Erion Ahmeti, në një deklaratë për mediat bëri me dije se gjatë rrethimit, 35-vjeçari kishte kërcënuar disa herë se do të vishte armën kundër vetes, kërcënim të cilin e çoi deri në fund pas lirimit të pengut.

Kronologjia e konfliktit

Çifti ishte i fejuar, por marrëdhënia u prish dhe 24-vjeçarja vendosi t'i jepte fund lidhjes. Sipas familjarëve, pas ndarjes 35-vjeçari vijoi ta kërkonte dhe ta shqetësonte të renë.

Pas ngjarjes janë bërë publike pretendime të ndryshme për një konflikt financiar mes dy familjeve. Ndërkohë e reja e kishte denoncuar disa herë Refit Buzi pasi pretendohet se e kishte kërcënuar me armë edhe më parë, për këtë arsye Buzi ndodhej në arrest shtëpie.

Prindërit e autorit në një deklaratë për mediat, pohuan se shkak i konflikteve ishin paratë që prendohet se ai i kishte dhënë të resë. Ky version u dëgjua edhe nga vetë autori i cili gjatë negociatave me forcat e policisë RENEA për dorëzim, shpërtheu në të qara duke thënë se e reja i ka zhvatur një shumë prej 700 mijë paundësh dhe se nuk pranonte t'ia kthente.

Të afërmit e viktimave deklarojnë se krimi ishte paralajmëruar prej kohësh. Vëllai i Kostë Plakës tregoi se autori kishte bërë vazhdimisht kërcënime ndaj familjes.

 

refit buzi krimi tragjik ne roskovec

Lini një Përgjigje