TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Mars 2023, 21:58

U vlerësua me notën më të lartë në repartin e mbrojtjes së Lacios, media italiane i thur elozhe Elseid Hysajt

Shkruar nga Pamfleti

U vlerësua me notën më të lartë në repartin e

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ishte një nga më të dalluarit në fushë, në derbin Lacio-Roma, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 1-0, falë golit të realizuar nga Zakanji në minutën e 65. Shqiptari bëri mjaft mirë detyrën e tij në krahun e majtë të mbrojtjes, si dhe ndihmoi edhe në repartin ofensiv.

Media italiane, “Tuttomercatoweb“ e ka veçuar shkodranin si më të mirin në prapavijë, duke e vlerësuar me notën 6.5 , më e larta në repartin e mbrojtjes të Lacios.

“Ai shtyn shumë në të majtë, duke formuar një zinxhir me Zakanjin që prodhon disa topa joshës të shërbyer në qendër të zonës”, ka shkruar “Tuttomercatoweb” në vlerësimin e bërë për Elseid Hysajn.

elseid hysaj mbrojtësi i kombëtares lacio

Lini një Përgjigje