TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Korrik 2026, 19:04

Sulmuesi shqiptar pranë hapit të madh, bomberi që duhet bindur nga FSHF-ja transferohet për 4 milionë paund

Shkruar nga Pamfleti
Sulmuesi shqiptar pranë hapit të madh, bomberi që duhet bindur
Sulmuesi shqiptar, Lorent Tolaj

Lorent Tolaj duket se është gati për një sfidë të re në karrierën e tij. Në Angli raportojnë se transferimi i sulmuesit shqiptar te Bristol Siti është shumë pranë realizimit, me klubin e Championship që pritet të paguajë rreth 4 milionë paund për kartonin e tij te Plimuth.

Tolaj po ndjek kështu gjurmët e Anis Mehmetit, i cili gjithashtu bëri hapin drejt niveleve më të larta të futbollit anglez. Sulmuesi 23-vjeçar ka spikatur në sezonet e fundit me paraqitjet dhe golat e tij në League Two dhe League One, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve.

Bomberi me origjinë shqiptare ka realizuar plot 58 gola në tre sezonet e fundit, ndërsa ka dhënë edhe 30 asiste. Me një kontribut total prej 88 golash, Tolaj është kthyer në një nga sulmuesit më produktivë të kampionateve të ulëta angleze.

Sezonin e fundit ai e mbylli me Plimuthin në League One, kategoria e tretë e futbollit anglez për nga rëndësia, ku vazhdoi të tregojë vlerat e tij si një sulmues me nuhatje për golin.

Deri tani, Tolaj ka përfaqësuar vetëm ekipet e moshave të Zvicrës, por Federata Shqiptare e Futbollit po monitoron situatën e tij. Nëse FSHF arrin ta bindë për të veshur fanellën kuqezi, Shqipëria mund të fitojë një sulmues me potencial të madh për të ardhmen.

Vetë Tolaj ka treguar më herët lidhjen e tij me origjinën shqiptare, duke festuar disa gola me simbolin e shqiponjës, një shenjë e qartë e afërsisë së tij me ngjyrat kuqezi.

lorent tolaj sulmuesi shqiptar bristol siti

Lini një Përgjigje