TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Korrik 2026, 17:37

Broja shpërdoron shansin e madh që i jep trajneri, sulmuesi kuqezi “lë nam” me penalltinë e humbur (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Broja shpërdoron shansin e madh që i jep trajneri, sulmuesi kuqezi
Armando Broja

Armando Broja nuk arriti të lërë shenjë në miqësoren që Bërnli zhvilloi ndaj Real Salt Lake gjatë fazës përgatitore në Shtetet e Bashkuara.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pati mundësinë ideale për të kaluar ekipin e tij në avantazh, por nuk arriti të konkretizonte një penallti të fituar nga vetë ai.

Në minutën e pestë, Broja depërtoi në zonë dhe fitoi një 11-metërsh, por goditja e tij u prit nga portieri Rafael Kabral, i cili reagoi saktë dhe shmangu golin e anglezëve.


24-vjeçari qëndroi në fushë deri në minutën e 67-të, duke marrë minuta të rëndësishme nga trajneri i ri, përpara se t'ia linte vendin Sone.

Në fund, Bërnli u mposht me rezultatin e thellë 4-1 nga skuadra amerikane. Për Brojën, kjo ishte një tjetër paraqitje në kërkim të ritmit dhe formës optimale, teksa sezoni i ri po afron.

armando broja sulmuesi i kombëtares bërnli

1 Komente

  1. I
    I dituri

    Broja nuk ben nje leke.

    Lini një Përgjigje