TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë11 Gusht 2025, 18:42

5000 euro një licencë: Si është kthyer AKEP në gjobëvënësin më të tmerrshëm të administratës shtetërore

Shkruar nga Pamfleti
5000 euro një licencë: Si është kthyer AKEP në
Gentian Sala /

AKEP dhe skandali i licencave: Si korrupsioni dhe ndikimi politik po paralizojnë sektorin e komunikimeve dhe shërbimit të internetit në Shqipëri...

Nuriu duhet te rinovojë kontratën me AKEP. Kompania e tij ka me shume se 10 vjet që operon me sukses në treg dhe në kushte të tjera, ky rinovim nuk do të ishte asgjë me shume se një formalitet administrativ për rinovimin e lejes së dhënies së shërbimit të internetit. Por Nuriu nuk po punon dot. Në takimin e fundit, me të dërguarin besnik të Gentian Salës, në një sallë mbledhjesh, iu tha se "loja ka ndyshuar" dhe kryetari i AKEP pret "mirënjohjen e tij".

Kuptohet që, për të mbrojtur identitetin e tij, Nuriu nuk është emri i vërtetë i administratorit të një biznesi ISP që prej javësh vjen vërdallë nëpër zyrat e shtetit. Por shqetësimi është real, po aq sa skandali që ka mbërthyer Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare alias AKEP. Edhe pse pa bërë vitin që kur është emëruar në krye të AKEP, ish këshilltari i Edi Ramës për marrëdhëniet me Kosovën, dhëndër në një familje me emër në Tiranë dhe mik i ngushtë i një drejtoreshe me lidhje të dyshimta në Kosovë e Serbi, po bën kërdinë. 

Me urdhër të tij, në AKEP është bllokuar çdo proces i dhënies e rinovimit të licencave dhe çmimi i zarfit për kryetarin nuk është më pak se 5000 euro. Zengjinët e rinj të pushtetit e kanë dorën e rëndë. Duke u fshehur pas procesit të kontrollit të procedurave, Gentian Sala ka paralizuar institucionin ndërkohë që ankandi i hapur ndër kompanitë e internetit ka vënë në vështirësi biznesin. 

Thuhet se lajmi ka arritur deri tek Kryeministri dhe ky i fundit e ka paralajmëruar se nëse kjo situatë do të vazhdojë, do të jetë vetë Rama që do ta marrë situatën në dorë. Por shefi i AKEP vazhdon të sfidojë. Thonë se kryeministri i detyrohet për një shërbim shumë të shtrenjtë, për të cilin Sala ka një dosje të SPAK dhe që ‘Pamfleti’ do të shkruajë në ditët në vijim.

Nëpër korridoret e Kryeministrisë thuhet gjithashtu që Sala i ka rrënjët e ngulura thellë në Kosovë e Serbi dhe se njeriu ku falet është E. G, i cili i ka të numëruara orët e lirisë. Pra pushtetarët e rinj janë shumë më të koklavitur se ata me të cilët jemi mësuar deri tani. 

Janë zengjinët e mandatit të katërt, të zotët të sfidojnë jo vetëm ligjin e biznesin por edhe vetë Kryeministrin të cilit i tundin si këmborë shërbimet që kanë bërë për nder të tij./Pamfleti 

gentian sala kreu i akep

Lini një Përgjigje