TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Korrik 2026, 19:52

“Korbat e sorrat i ka në Kryeministri”, protestuesi shpërthen ndaj Ramës: Është kriminel, të vret natën dhe të qan ditën

Shkruar nga Pamfleti

“Korbat e sorrat i ka në Kryeministri”, protestuesi

Ka nisur protesta e ditës së 56 antiqeveritare në Kryeqytet. Qindra qytetarë janë mbledhur në Sheshin "Skënderbej", nga ku kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, me flamuj kombëtarë dhe pankarta kundër qeverisë.

Një protestues u shpreh se Rama duhet të largohet dhe të japë dorëheqjen dhe se është e keqja më e madhe e këtij vendi të cilin siç thotë ai e ka zhytur në korrupsion.

“Korbat dhe sorrat janë ata në Kryeministri, ne jemi skifterë dhe shqiponja. Ata janë si laraska që ikin si minj halesh nëpër bodrume, kanë frikë qytetarët e vet. Ai nuk është shqiptar, është kriminel. Të vret natën dhe vjet edhe të qan ditën”, tha ai.

rama rama bandat kriminale protesta

Lini një Përgjigje