TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Korrik 2026, 19:46

Qytetarët për të 56-tën ditë në shesh, injorojnë ‘Besën’ e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Qytetarët për të 56-tën ditë në shesh,

Ka nisur protesta e ditës së 56 antiqeveritare në Kryeqytet. Qindra qytetarë janë mbledhur në Sheshin "Skënderbej", nga ku kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, me flamuj kombëtarë dhe pankarta kundër qeverisë.

Në marshimin drejt Kryeministrisë dëgjohen vazhdimisht thirrjet "Rama ik!", "Dorëheqje!" dhe "Shqipëria nuk dorëzohet!", ndërsa organizatorët përsërisin se protesta do të vijojë çdo ditë, pa ndërprerje.

Vlen të theksohet se protesta vijon edhe pas prezantimit të platformës "Besa", nga ana e kryeministrit Edi Rama, e cila sipas tij, synojnë të krijojnë një komunikim më të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Protestuesit janë shprehur se nuk i konsiderojnë të mjaftueshme deklaratat e kryeministrit dhe se nuk presin platforma apo iniciativa të reja nga qeveria.

Sipas tyre, protesta ka kaluar prej kohësh fazën e kërkesave sektoriale. Ata këmbëngulin se objekti i tubimeve nuk është më marrja e premtimeve apo angazhimeve politike, por largimi i Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.

Organizatorët e konsiderojnë daljen e përditshme në rrugë si mjetin e vetëm për të ushtruar presion ndaj qeverisë, duke theksuar se nuk do të ketë tërheqje deri në realizimin e kërkesave të tyre.

besa rama protesta

Lini një Përgjigje