TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 6 Nëntor 2024, 12:56

A do ta mbajë premtimin Presidenti Trump që ta gjejë atë “bir ku*ve që bleu FBI-në amerikane”

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 “Peshku i Madh” dhe ‘fjalë kryqi’ amerikan!

A do ta mbajë premtimin Presidenti Trump që ta gjejë atë

E zëmë se Amerika u sjell shqiptarëve një fjalëkryq me titull “Peshku i Madh arrestohet nesër”, dhe nëpër katrorë vë 1000 emra apo sa të dojë, do të zgjidhej nga gjithë shqipfolësit i njëjti emër.

Madje, edhe nëse do të shpikej një lojë me “hile”, ku emrat e hajdutëve të vegjël të bëhen peshq dhe atyre të mëdhenjve lepuj apo pula, e sigurt se fshatarët do të vendosnin shenjën mbi atë që po rrjep të gjallë e të vdekur dhe po tremb edhe ata që ende nuk kanë lindur.

Lindja e një metode të re, ku pritshmëritë e shqiptarëve të respektohen nga ata që paguhen me paratë e tyre, do të ishte më e pakta punë, që duket nuk po vjen në stacionin ku brezat presin e përcjellin njëri-tjetrin, deri në momentin që Presidenti Trump të mbajë premtimin që ta gjejë atë “bir ku*ve që bleu FBI-në amerikane”.

Që të mos gjuajmë asnjëherë poshtë brezit, duhet t’ju kujtojmë se Peshqit, kanë hyrë të gjithë në rrjetën e FBI-së dhe DEA-s amerikane, e vetëm kujtesa jonë do të duhej të kthehej mbrapa në shenjë nderimi për fillimin e fundit të mafies që në zhargonin e ambasadorit Donal Lu njihet si trajtëformimi sfidant, se “Peshku i vogël do ta hajë të madhin”.

Thërrmijat e thashethemeve që shpërndajnë patronazhistët, edhe pse të përziera me të palarat e palaçove që shpërndajnë në eter tinguj vaji për Ilir Metën, Sali Berishën dhe Fatmir Mediun, do të bëheshin kokërr loti për atë që të gjithë e dini se është hajduti dhe antiamerikani më i famshëm.

Po ç’pret drejtësia atëherë?!

Të shtypë ata që i ka shtypur pesha e tyre e nuk ngrihen kurrë më, apo të zbresë nga pushteti ata që nuk ulen as me vota as me revolta?!

Një kungull nuk është një peshk.

Fjalëkryqin zgjidheni vetë. Botojeni në mediat tuaja, në rrjetet sociale, pasi edhe diplomatët atë emër kanë në mëndje, sa kohë na janë afër si miq./Pamfleti

 

presidenti trump premtimi

Lini një Përgjigje