TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë26 Mars 2026, 09:43

Në hijen Albana Koçiut, emri i Arbër Misjes, bashkëshortit të zv/kryeministres del në dosje të anti-krimit

Shkruar nga Pamfleti

 Në hijen Albana Koçiut, emri i Arbër Misjes, bashkëshortit

Bashkëshorti i Albana Koçiut përmendet në gjurmime dhe dëshmi për aktivitet në sektorin doganor, ndërsa nuk rezulton i përfshirë në asnjë hetim zyrtar...

Informacione dhe verifikime paraprake sugjerojnë se Arbër Misja, drejtues në strukturat doganore dhe bashkëshort i zv/kryeministres Albana Koçiu, është përmendur në dosje të agjencive anti-krim dhe në dëshmi të personave të hetuar për veprimtari kriminale. Pavarësisht këtyre indicieve, emri i tij nuk figuron në procedime zyrtare, ndërsa institucionet kanë kufizuar verifikimet vetëm në deklarimet pasurore të bashkëshortes së tij. Rasti ngre pikëpyetje mbi standardet e hetimit dhe barazinë përpara ligjit në nivelet e larta të administratës.

 Në “Pamfleti” kanë ardhur disa informacione për përfshirjen në veprimtari të paligjshme të bashkëshortit të ish-Drejtoreshës së Përgjithshme të Administratës Publike, ish-Ministres së Shëndetësisë, ish-Ministres së Brendshme dhe, prej 3 javësh, zv/kryeministres.

Gjatë 20 viteve në postet drejtor drejtorie në 3 sektorë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, emri i bashkëshortit të saj, Arbër Misja, ka qenë totalisht në hije, madje edhe pas muajit shkurt 2022, kur u emërua anëtar bordi në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë.

Por sipas informacioneve të ardhura dhe sipas verifikimeve paraprake që kemi bërë e po i hetojmë, rezulton se ai është skeduar në dosje të agjencive shqiptare të anti-krimit dhe të agjencive partnere, të cilat gjurmojnë veprimtari kriminale për llogari të veta dhe shkëmbejnë informacione.

Përveç mbajtjes në hije të emrit të bashkëshortit të zv/kryeministres Albana Koçiu, është mbajtur e fshehtë edhe përfshirja e tij në punë të pista, paçka se ka dalë në dosje hetimore të figurave dhe grupeve kriminale të goditura në Shqipëri e nën hetim nga agjencitë partnere ndërkombëtare.

Të dhënat hedhin dyshime se Arbër Misja ka lënë gjurmë punësh të pista gjatë ushtrimit të detyrës aktuale si Drejtor i Përgjithshëm i Laboratorit Doganor, por edhe në detyrat e mëparshme si ish-Drejtor i Administratës së Doganave dhe ish-Drejtor i Njësisë së Inteligjencës për Menaxhimin e Kufijve në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Përveç daljes së rastësishme gjatë gjurmimeve të eksponentëve dhe grupeve kriminale, emri i drejtorit “të pushtetshëm” Arbër Misja ka dalë edhe gjatë hetimit dhe dëshmive të personave të arrestuar për veprimtari kriminale të lidhura me aktivitetin e kontrollit doganor nëpërmjet kufirit tokësor, detar e ajror dhe në manipulime analizash të mallrave të kapura.

Ka pasur dhe ka indicie të reja se, brenda mallrave të kontrabanduara, përveç rasteve kur ato duhej të bllokoheshin, ka pasur edhe lëndë narkotike dhe përbërës për përgatitjen e tyre, të cilat drejtoria e kontrollit laboratorik doganor, ku drejtor është bashkëshorti i zv/kryeministres Albana Koçiu, nuk i ka deklaruar si të tilla, duke falsifikuar analizat, por edhe për cilësinë e karburanteve, cigareve, pijeve dhe disa produkteve ushqimore.

Por për asnjë rast, emri i tij nuk është bërë pjesë e dosjeve hetimore të anti-krimit dhe drejtësisë, as për ta pyetur si i përmendur në gjurmime e hetime, madje as si drejtues i sektorëve përkatës që kanë favorizuar aktivitetet kriminale nëpërmjet doganave.

I vetmi veprim që kanë bërë institucionet ka qenë leximi formal i deklaratave pasurore të zv/kryeministres Albana Koçiu, por ato ajo i ka filluar në vitin 2022 dhe ka deklaruar “thërrime”, kur duhej t’i kishte filluar në vitin 2013, pasi u emërua Drejtore e Administratës Publike./Pamfleti

albana koçiu arbër misja

3 Komente

  1. D
    Dana

    Po aman ore Pamflet se ngelet duke bere blaaa blaaa blaaaa Jepni prova se na trulloset fare

    1. O
      Opionisti

      Amund hetohete albana kociu dhe te hapi doreheqje

      1. l
        luani

        pse nuk e denonconi ne spak por beni llafe koti

        Lini një Përgjigje