DEA-s po i shkojnë fshikuj me informacione, mbi të gjitha për piramidën shtetërore dhe lidhjet që ka ajo me krimin.
Njoftimi i pak ditëve më parë i DEA-s amerikane, ku ju kërkonte qytetarëve të raportonin për informacione të ndryshme që kishin mbi trafikun e drogës, mësohet se ka futur në akth krerët më të lartë të shtetit.
E di i madh dhe i vogël se grupet kriminale bashkëpunojnë me politikën dhe strukturat shtetërore. Në radhët e policisë dhe prokurorisë, historikisht ka pasur njerëz që favorizonin grupet kriminale. Po ashtu në dogana dhe sektorë të tjerë trafikantët kanë bashkëpunuar me shtetin për të futur tonelata kokainë. Si duket DEA e ka zbuluar një gjë të tillë dhe nuk i besonte asnjë zyrtari dhe kërkoi ndihmën e qytetarëve.
Sipas informacioneve, në numrin e DEA janë të shumtë ata që kanë shkruar, nga qytetarët e thjeshtë deri te zyrtarë. Ndonëse krimi ka kapur shtetin, ka dhe nga ata persona që janë të ndershëm dhe mësohet se shumë prej tyre kanë informuar DEA duke treguar dhe lidhjet që kriminelët kanë me përfaqësues të politikës dhe institucioneve të ndryshme. Pra duket se DEA-s po i shkojnë fshikuj me informacione, mbi të gjitha për piramidën shtetërore dhe lidhjet që ka ajo me krimin.
Në portin e Durrësit hyjnë tonelata kokainë dhe kjo detyroi DEA të hapte zyrë në Tiranë. Mirëpo si duket prezenca e tyre nuk mjaftoi, pasi faktet tregojnë se janë bërë aq shumë pazare në Portin e Durrësit sa nuk i besohet askujt. Mund të përmendim vetëm Trifon Muratajn e “Ban King” që ka futur tonelata drogë dhe punonjësit e portit kanë mbyllur sytë.
Ndërkohë burime nga brenda mazhorancës, shprehen se thirrja e DEA nuk është pritur mirë prej tyre dhe shumë emra janë trembur, pasi nuk dihet se çfarë të dhënash mund të shkojnë në duart e amerikanëve. Pra duket se shumë perona kanë nisur të rrinë pa gjumë. /Pamfleti